|
|
Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon se Presidenti i ri i vendit, Hassan Rouhani, do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Bishkek dhe në kuadër të tij do të zhvillojë një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka ndërmend të zhvillojë bisedime me Presidentin e ri të Iranit, Hassan Rouhani, në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (BSHP ose SCO) në Bishkek më 13 shtator, njoftoi Ndihmësi i Kryetarit të shtetit rus, Juri Ushakov.