×
rejting, 2013

Gazeta britanike "The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit" në rang ndërkombëtar.

Politikani i Vitit në Rusi u bë sërish Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka marrë mbështetjen e 44% të rusëve, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mbarëruse të Hulumtimit të Opinionit Publik, Valeri Fjodorov.

Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard & Poor’s uli klasifikimin më të lartë kreditor "AAA" të BE-së deri në "AA +" me një parashikim të qëndrueshëm, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u njoh sërish nga qytetarët rusë si "Njeriu i Vitit", njoftuan sociologët e Fondit "Opinioni Publik".

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor's (S&P) afirmoi renditjen afatgjatë sovrane të Federatës Ruse në valutë të huaj "BBB", si dhe vlerësimin analogjik të valutës kombëtare në "BBB +" me një parashikim të qëndrueshëm, njoftohet në komunikatën për shtyp të Agjencisë.

Pretendentët për titullin "Njeriu i Vitit", sipas versionit të revistës "Time", këtë radhë janë presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, respektivisht Vladimir Putin dhe Barack Obama, personi që demaskoi veprimtarinë e shërbimeve sekrete amerikane Edward Snowden dhe vëllezërit Tamerllan dhe Xhohar Carnaev të dyshuar për sulmin terrorist në Maratonën e Bostonit. Gjithsej në listën e botimit janë përfshirë 42 të nominuar.

Numri i amerikanëve, të cilët e miratojnë politikën e Barack Obamës si President i Shteteve të Bashkuara, ka rënë në një tregues rekord të ulët - 37%, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga kanali televiziv CBC News. Ndërsa 57% e të anketuarve refuzojnë të mbështesin politikat e Presidentit.

Presidenti i kompanisë së naftës "Rosneft" Igor Seçin kryeson klasifikimin e 25 top-menaxherëve më të paguar në Rusi, sipas vlerësimit të revistës "Forbes".

Sipas rezultateve të sondazhit të kryer nga kompania hulumtuese YouGov, Presidentin francez François Hollande e përkrahin vetëm 15% e qytetarëve të vendit.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin për herë të parë komentoi kryesimin e tij në listën e njerëzve më me ndikim në botë sipas versionit të revistës "Forbes".

Bashkimi i Ishujve Komoros u vlerësua si vendi më i mirë arab për gratë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve Standard & Poor’s uli vlerësimin afatgjatë të Francës në fushën e kreditimit nga "AA +" në "AA", parashikimi është i qëndrueshëm.

Kompania "Apple" për herë të tretë kryeson listën e markave më të shtrenjta në botë, sipas renditjes së revistës amerikane "Forbes". 

Autografi i Leninit në ankand është vlerësuar më shumë se 100.000 dollarë, kurse i Putinit me 1.600 dollarë. Rejtingun e nënshkrimeve me zhgrapje "më të shtrenjta" të politikanëve, të ekspozuara në tregun botëror, e përpiloi kompania "Autografomania".

Standard & Poor’s të premten uli vlerësimin afatgjatë sovran të Ukrainës në renditjen e valutës së huaj dhe kombëtare nga "B" në "B-", duke konfirmuar vlerësimin afatshkurtër "B" dhe parashikimin negativ mbi të, thuhet në komunikatën për shtyp të agjencisë së vlerësimeve.

Presidenti i Francës, François Hollande, në fund të tetorit është njohur si Kryetari i shtetit me popullaritet më të ulët në gjithë historinë e vendit. Sipas rezultateve të sondazhit, rejtingu i mbështetjes së tij nga popullsia ishte vetëm 26%. Në një nivel kaq të ulët vlerësimi nuk ka rënë madje as ish-presidenti krejtësisht i papreferuar prej francezëve Nikolas Sarkozi: ai e përfundoi mandatin e tij presidencial me një rejting prej 30%.

Vlerësimi për Presidentin amerikan Barack Obama arriti një nivel të ulët rekord. 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kryeson renditjen e njerëzve më me ndikim në botë sipas versionit të revistës "Forbes", duke zhvendosur Presidentin amerikan Barack Obama në vendin e dytë, njoftohet ditën e mërkurë në faqen e Internetit të edicionit.

Rusia hyri në listën "Top-100" të vendeve përkatësisht kushteve të zhvillimit të biznesit. Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë publikuar renditjen e rejtingut vjetor të Doing Business, në të cilin vlerësohet klima për mjedisin e biznesit në 189 shtete të botës.

Rusia i ka përmirësuar treguesit e saj në fushën e krijimit të një mjedisi të favorshëm për biznesin dhe brenda një viti u ngjit nga vendi i 112-të në vendin e 92-të në renditjen botërore të Doing Business, të hartuar nga Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
11
12
13
14
16
18
19
20
21
22
23
25
26
27
28
29
30
31