×
Bllokada e Leningradit, Janar 2013
18 janari i vitit 1943 hyri në histori si data e çarjes së bllokadës së Leningradit. Atëhere forcat sovjetike arritën të marrin me luftime të ashpra një rrip të vogël toke me qëllim që të siguronin të paktën një farë komunikimi të rregullt të qytetit me "tokën e madhe". Por deri në heqjen përfundimtare të bllokadës kishte mbetur pak më shumë se një vit.
Bllokada e Leningradit zgjati për gati 900 ditë. Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve të ndryshme, kanë vdekur nga 300.000 deri në 1.5 milionë njerëz prej bombardimeve, zjarrit të parreshtur të armëve artilerike, të ftohtit, urisë, vuajtjeve dhe çfilitjes. Dhe kjo pa llogaritur numrin e ushtarëve që mbrojtën qytetin. Ata që kanë përjetuar bllokadën dhe mbijetuan thonë se nuk ka shifra e fjalë që të mund të përshkruajnë, të përcjellin jetën e qytetit të rrethuar.
Në vitin 1941 u nis për në front më shumë se një e treta e popullsisë së Leningradit. Pothuajse të gjitha punët në qytet i ngarkuan mbi supet e veta gratë dhe madje fëmijët. Të gjithë ata deri para fillimit të luftës në Leningrad numëronin rreth 600.000 syresh. Fëmijët bënin punën e tornitorëve në uzina, shuanin zjarret e provokuara nga bombardimet, ndihmonin për të pastruar rrugët dhe madje mësonin të qëllonin me armë e të mjekonin të plagosurit, me qëllim që po ta lypte nevoja të ngriheshin në mbrojtje të qytetit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31