×
peng, 17 janar 2013
Rreth 180 pengje arritën t’u shpëtonin terroristëve që sulmuan kompleksin e naftës dhe gazit në juglindje të Algjerisë. Brenda në ndërtesën e zaptuar ka ende pengje, njofton Agjencia Reuters.
Si pasojë e sulmeve të helikopterëve luftarakë algjerianë mbi kompleksin e gazit në Sahara mbetën të vrarë 35 pengje dhe 15 islamistë-pengmarrës, njofton kanali televiziv "Al Jazeera". Mes viktimave ka edhe shtetas të huaj.
Helikopterët e Forcave Ushtarake Ajrore të Algjerisë bombarduan të enjten objektin e kompanisë BP (British Petroleum) në In Amenas, ku militantët mbajnë të ngujuar pengjet, njofton Agjencia Reuters.
Terroristët algjerianë, të cilët rrëmbyen pengjet e huaja, kërkojnë t’u vihen atyre në dispozicion 20 xhipa dhe një korridor i sigurt kalimi deri te kufirin me Malinë, njofton ditën e enjte gazeta "El-Khabar".
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
19
20
22
23
24
26
27
28
29
31