×
krime, 2013

Dënim me 6 vjet izolim në koloni penale të regjimit të rreptë - i tillë është verdikti (aktgjykimi) i gjykatës së qytetit të Moskës për Pavell Dmitriçenko - solistin e trupës së baletit të Teatrit Bolshoi. Ai është njohur si porositës i krimit të bujshëm - sulmit mbi Udhëheqësin artistik të trupës së baletit, Sergei Filin.

Policia e Islandës për herë të parë në historinë e vendit zhvilloi një operacion për arrestimin e autorit të një vepre kriminale, gjatë të cilit i dyshuari u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. Është minimizuar programi për riciklimin e armëve kimike të viteve të Luftës së Dytë Botërore, të varrosura në fundin e Detit të Zi dhe Detit Azov. Kabineti i Ministrave të Ukrainës injoroi rinovimin e këtij programi, përkundër faktit se në plazhet shumë popullore të Krimesë janë zbuluar gjurmë të dekompozimit të substancave toksike luftarake.

Policia franceze më 22 tetor arrestoi 4 të rinj të dyshuar për përfshirjen në vdekjen e gazetares televizive Caroline Corvalan, trupi i së cilës i ndarë në pjesë dhe gjysmë i dekompozuar u gjet në fund të shtatorit në një nga kolektoret në Paris.

Persona të njohur në veri të Londrës sulmuan me thikë një djalë të ri dhe i morën videolojën (ang. videogame) "GTA V", të cilën ai sapo e kishte blerë.

Gjykata e qytetit Kirov dënoi me 5 vjet heqje lirie opozitarin rus Aleksei Navalni, duke e gjetur atë fajtor për vjedhjen e më shumë se 10.000 metra kub lënde drurore që i përkisnin ndërmarrjes "Kirovles".

Në Spanjë u gjetën trupat e shtetasve të humbur nga Holanda - volejbollistes së famshme Ingrid Visser dhe partnerit të saj Lodewijk Severin. Trupat e pajetë u gjetën më 26 maj në një fshat pranë qytetit Murcia.
Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë do të vazhdojë të përpiqet t
Spanja do të ekstradojë në Serbi Vladimir Milisavljeviç - njërin prej të dyshuarve si autorë të vrasjes së Kryeministrit të kësaj republike Zoran Gjingjiç në mars të vitit 2003.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31