×
treni

Si rezultat i daljes së trenit nga shinat dhe përmbysjes së vagonëve të tij, në afërsi të qytetit rus Kirov, u dogjën 14 cisterna me gaz kondensat.

32 vagona të një treni të ngarkuar me gaz kondensat dolën nga shinat dhe janë përfshirë prej zjarrit në qytetin e Kirov, i cili ndodhet 900 km në lindje të Moskës, njoftuan në Komisionin Hetimor të Federatës Ruse.

Një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Sumi (Sumy) të Ukrainës. Si rezultat i këtij aksidenti hekurudhor ka viktima në njerëz.

7 elefantë ngordhën të shtypur nën rrotat e një treni pasagjerësh në lindje të Indisë, njoftuan mediat lokale.

Treni i parë dykatësh në historinë e hekurudhave ruse u nis sot në mëngjes nga Moska për në Soçi.

Në Kinë, në vijën hekurudhore Qinghai-Tibet u përplasën dy trena udhëtarësh. Si rezultat i kësaj humbi jetën një person, 50 të tjerë u plagosën. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 17 u plagosën të hënën si pasojë e një shpërthimi në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Në Belgjikë ndodhi rrëzimi i një treni mallrash të ngarkuar me makina të reja të markës "Fiat".

"Hekurudhat ruse" që nga 1 tetori do të fillojnë të transportojnë fëmijë të moshës nga 10 vjet e sipër në trenat e shpejtësisë së lartë "Sapsan" të pashoqëruar nga të rriturit, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë.

Të martën një tren mallrash që transportonte kimikate, doli nga shinat në jug të Izraelit.

Si pasojë e përplasjes së një treni mallrash me një autobus, aksident i cili ndodhi në shtetin verior meksikan të Chihuahua, të paktën 4 persona humbën jetën dhe 31 u plagosën.

Numri i viktimave të tragjedisë që ndodhi në shtetin indian Bihar, ku treni shtypi një grup pelegrinësh, arriti në 37 persona.

Në shtetin indian Bihar sot një tren goditi një turmë njerëzish, të cilët po kalonin hekurudhën në stacionin Dhamara.

3 persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën gjatë hapjes së zjarrit me armë mbi një tren pasagjerësh në Pakistan, njoftuan mediat lokale.

Një tren, i cili transportonte kimikatet të ndezshme dhe gërryese, doli nga shinat natën në të gdhirë të së hënës në qytetin amerikan Lawtell, shteti Luiziana.

Shkak i rrëzimit të trenit në veri-perëndim të Spanjës mund të jetë bërë shkelja e regjimit të shpejtësisë. Numri i viktimave të aksidentit hekurudhor është rritur deri në 77 vetë, 143 pasagjerë janë lënduar. Treni i pasagjerëve doli nga shinat të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit të Santiago de Compostela në Galicia të Spanjës. Gjithsej në këtë tren po udhëtonin 218 pasagjerë.

Autoritetet spanjolle kanë ngritur një çështje penale kundër makinistit të trenit "Alvia", i cili doli nga shinat në Galicia dhe u përmbys.

Makinisti i trenit, i cili doli nga shinat në periferi të qytetit spanjoll të Santiago de Compostela, pranoi se ishte duke ecur me një shpejtësi prej 190 km/h në zonën ku shpejtësia e lëvizjes ishte e kufizuar deri në 80 km/h, njoftuan mediat.

"Rusia ndan me popullin miqësor të Spanjës hidhërimin për fatkeqësinë që e goditi atë", - deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Viktima të një aksidenti të tmerrshëm hekurudhor në veriperëndim të Spanjës u bënë të paktën 77 persona, ndërkohë që 143 të tjerë u lënduan.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30