|
|
Ministri i Sportit i Brazilit deklaroi se gjashtë stadiume që po ndërtohen, për të pritur ndeshjet e Kampionatit të ardhshëm Botëror të Futbollit të vitit 2014, nuk do të jenë gati brenda afatit të përcaktuar kohor - deri në fund të dhjetorit të këtij viti.
Prokuroria e Brazilit filloi verifikimin në lidhje me faktin e zëvendësimit me vendim të FIFA-s të dy aktorëve me ngjyrë me kolegët e tyre të bardhë në transmetimin televiziv të shortit të ndeshjeve të futbollit.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) shpalli kandidatët për çmimin me emrin e Ferenc Puskás - medaljen, që i dorëzohet autorit të golit më të bukur të shënuar gjatë vitit.
Ekipi kombëtar i Rusisë u ngjit në një vend më lart në renditjen e FIFA-s, e cila u publikua sot në Zyrih, duke zënë vendin e 15-të.
Stadiumi i Moskës "Lluzhniki" do të duhet të shembet në qoftë se FIFA nuk korrigjon kërkesat e saj. Këtë e deklaroi në një intervistë ekskluzive për "Zërin e Rusisë" Marat Husnulin, i cili është përgjegjës në Qeverinë e Moskës për politikat urbane dhe ndërtimet.