×
partitë politike, 2013

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit do t’i paraqesë Partisë së Rajoneve, ndërsa më konkretisht organizatorëve të të ashtuquajturit "AntiMajdan" në Parkun Mariinskij, llogarinë e kompensimit të dëmshpërblimit për shkatërrimin e parkut. Për këtë deklaroi i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Kryetarit të Administratës shtetërore të qytetit të Kievit, Anatoli Gollubçenko.

Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni këtë vit hoqi dorë nga bërja e dhuratave tradicionale të Krishtlindjeve anëtarëve të partisë politike të kryesuar prej tij, njofton gazeta "Corriere della Sera".

Udhëheqësit e opozitës ukrainase u takuan me Shefen e diplomacisë të BE-së, Catherine Ashton, e cila mbërriti dje në Kiev, dhe diskutuan me të situatën e krijuar në vend.

Verhovna Rada votoi kundër mocionit për votëbesimin e qeverisë së Nikollai Azarov.

Në Gjermani, gjatë negociatave që zgjatën gjithë natën, u arrit marrëveshja për formimin e një "koalicioni të gjerë".

"Kush do të jetë mbreti i ri i Evropës?" - nën një titull të tillë gazeta më e madhe gjermane "Die Welt" ka botuar komentet e veta mbasi përfaqësuesit e partive socialiste të Evropës nominuan kandidat për president të ardhshëm të Komisionit Evropian Kreun aktual të Parlamentit Evropian, deputetin e Gjermanisë, Martin Schulz.

Partia Popullore Demokratike në pushtet e Taxhikistanit deklaroi se zgjedhjet presidenciale i fitoi kandidati i saj - Presidenti në detyrë Emomali Rahmon.

Në Argjentinë përfunduan zgjedhjet parlamentare, në bazë të të cilave do të rinovohet përbërja e gjysmës së Dhomës së Ulët të parlamentit dhe një e treta e Dhomës së Lartë.

Kandidati për presidencën e Gjeorgjisë nga koalicioni qeverisës "Ëndrra gjeorgjiane" Georgi Margvellashvili ka grumbulluar 62.16% të votave pas numërimit të fletëve të votimit në 85% të qendrave të votimit.

Parlamenti grek me shumicë votash mbështeti projektligjin që lejon anulimin e financimit shtetëror të partive të përfshira në veprimtari kriminale.

U bë e ditur se Partia "Bashkimi Kristian-Demokrat" (BKD), e cila kryesohet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, mori 690 mijë € si donacion nga familja e industrialistëve Quandt, e cila zotëron pjesën më të madhe të koncernit "BMW".

Formimi i koalicionit qeverisës po ecën me vështirësi në Gjermani. Social-demokratët i kanë parashtruar Partisë Kristiandemokrate (gjermanisht Christlich Demokratische Union Deutschlands, CDU), e cila fitoi në zgjedhjet e shtatorit, një kërkesë të rreptë: të dorëzojë 6 nga 16 portofolet disponuese ministrore.

Në Berlin filluan diskutimet paraprake mbi krijimin e koalicionit qeverisës në bazë të përfundimeve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 22 shtator në Gjermani.

"Rusia e Bashkuar" në kushtet e rritjes së konkurrencës politike arriti të konfirmojë statusin e vet si parti e shumicës popullore, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim me aktivistët e Partisë "Rusia e Bashkuar".

Aktivistja e të drejtave të njeriut Oinihol Bobonazarova është propozuar si kandidate e vetme për postin e Presidentit të Taxhikistanit nga dy partitë e opozitës.

Për herë të parë në historinë e Turkmenistanit të pavarur zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen mbi baza dypartiake.

Ekspertët rusë theksojnë përputhjen jo të plotë të zgjedhjeve më Gjermani me standardet zgjedhore të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Sipas mendimit të analistëve politikë, ligji zgjedhor në Gjermani ka nevojë për një rishikim serioz.

Gjermaninë e presin negociata të vështira për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës, si dhe ekziston mundësia teorike e humbjes së pushtetit nga Kancelarja Federale aktuale Angela Merkel. Këto janë rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme të 22 shtatorit në Gjermani - më të paparashikueshmet e dekadave të fundit.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Bashkimi i saj Kristian-Demokrat (BKD) fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend, njoftoi komisioni zgjedhor i Gjermanisë.

Në zgjedhjet lokale në Kosovë për herë të parë do të marrin pjesë dy bashkime serbe.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
11
12
13
16
17
18
19
20
25
26
27
28
29
30
31