×
Kamçatka, Tetor 2013

Vullkani Shivelluç, i cili ka shpërthyer në Kamçatkë, volli një shtyllë hiri me një lartësi më shumë se 10 km mbi nivelin e detit.

Numri maksimal i erupsioneve vullkanike në të gjithë historinë e vëzhgimeve, të cilat zhvillohen në Gadishullin e Kamçatkës që nga fillimi i shekullit XX, është regjistruar në vitin 2013.

Fatkeqësia natyrore po i afrohet me furi Lindjes së Largët të Rusisë. Tajfuni "Wipha" që shkretoi Japoninë, iu afrua jugut të Gadishullit rus të Kamçatkës. Atje u shpall paralajmërimi i stuhisë. Ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri për emergjenca të mundshme. Më parë në Japoni si pasojë e tërbimit të fatkeqësisë së natyrës humbën jetën të paktën 17 persona. Ndërsa në centralin bërthamor "Fukushima -1" pas goditjes së tajfunit u regjistrua rritja e nivelit të rrezatimit.

Në Kamçatkë menjëherë dy fshatra u ndodhën të mbuluar nga hiri si rezultat i erupsionit të vullkanit "Kluçevskaja sopka".

Në Kamçatkë u regjistrua një tjetër emetim hiri nga krateri i vullkanit Kluçevskoj.

Grupi i reagimit ndaj erupsioneve të vullkaneve i Kamçatkës "KVERT" e ka vlerësuar shpërthimin e vullkanit Kluçevskoi (Kluchevskoy) me kodin "Portokalli" të rrezikshmërisë për aviacionin. Aktivizimi i vullkanit më të lartë veprues në Euroazi është rritur në mënyrë drastike.

Një tërmet me magnitudë 6 ballë ra në Detin Ohotsk, në brigjet perëndimore të Kamçatkës.

Kluçevskaja sopka - një nga vullkanet më të lartë në Euroazi, i cili ka shpërthyer në Kamçatkë, volli një shtyllë hiri në një lartësi prej 6 km mbi nivelin e detit, njoftoi të martën shërbimi për shtyp i Departamentit Qendror të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme të qarkut përkatës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29