|
|
Moska dhe Damasku janë të prirura t’i përmbahen të njëjtit mendim se "Gjeneva-2" është projektuar për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për ta ruajtur vendin si shtet sovran e laik me sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të sotëm me homologun e tij sirian Walid Muallem.
Teherani nuk shprehet i gatshëm për të plotësuar as edhe një lloj kushti suplementar për pjesëmarrjen e vet në konferencën e paqes "Gjeneva-2". Për këtë deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit gjatë bisedimeve në Moskë me homologun e tij rus Sergei Lavrov.