×
konferencë ndërkombëtare

"Rusia ka luajtur një rol vendimtar në organizimin e konferencës së paqes "Gjeneva-2".

Moska dhe Damasku janë të prirura t’i përmbahen të njëjtit mendim se "Gjeneva-2" është projektuar për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për ta ruajtur vendin si shtet sovran e laik me sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të sotëm me homologun e tij sirian Walid Muallem.

Teherani nuk shprehet i gatshëm për të plotësuar as edhe një lloj kushti suplementar për pjesëmarrjen e vet në konferencën e paqes "Gjeneva-2". Për këtë deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit gjatë bisedimeve në Moskë me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Opozita siriane do të përfaqësohet nga një delegacion i vetëm në konferencën ndërkombëtare "Gjeneva-2", të planifikuar për në 22 janar të vitit të ardhshëm në Montreux të Zvicrës, njoftoi një nga krerët e Koalicionit Kombëtar të opozitës dhe forcave revolucionare Michel Kilo.

Në Varshavë të martën filloi takimi dy-ditor i Bordit Mbikëqyrës të Forumit Ndërkombëtar të Luksemburgut për parandalimin katastrofës bërthamore.

Anëtarësimi i Sirisë në Ligën e Shteteve Arabe do të rivendoset menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes siriane "Gjeneva-2", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Nabil El-Arabi.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Iranit, respektivisht Ahmet Davutoglu dhe Javad Zarif, ditën e mërkurë folën mbi ndërprerjen e luftimeve në Siri para Konferencës ndërkombëtare të paqes në Gjenevë.

Kërkesa për largimin nga pushteti të Presidentit Bashar Al-Assad ka për qëllim minimin e konferencës ndërkombëtare "Gjeneva-2", deklaroi sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Konferenca e paqes mbi Sirinë "Gjeneva-2" do të mbahet më 22 janar të vitit 2014, njoftoi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në microblog-un e tij në Twitter.

Mbas suksesit të nismës ruse për çarmatimin kimik të Sirisë, këtë fundjavë pasoi arritja e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit. Në mbështetje të marrëveshjeve mbi Iranin dhe përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë në intervistën e vet ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" u shpreh Zëvendëskryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah.

Ka shumë pak gjasa që në muajin dhjetor të zhvillohet konferenca ndërkombëtare e paqes për Sirinë "Gjeneva-2".

Delegacionet e Iranit dhe Sirisë zhvilluan bisedime në Moskë në lidhje me çështjen e përgatitjes së konferencës ndërkombëtare "Gjeneva-2", njoftoi Zv. Ministri i Jashtëm i Iranit, Amir Hossein Abdollahiyan.

Diplomatët rusë po zhvillojnë konsultime me përfaqësuesit e opozitës siriane, ndër të tjera edhe në Moskë, për përgatitjen e konferencës "Gjeneva-2" dhe me të njëjtin qëllim më 18 nëntor do të zhvillojnë në kryeqytetin rus bisedime me një delegacion të qeverisë siriane, njoftoi të premten një burim në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ditën e enjte zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij sirian Bashar Al-Assad. Liderët e dy vendeve diskutuan përgatitjet për konferencën ndërkombëtare të destinuar për zgjidhjen e konfliktit në Siri, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Në Varshavë u hap konferenca nën patronazhin e OKB-së kushtuar çështjeve të ndryshimit të klimës.

Koalicioni Kombëtar i Opozitës siriane ra dakord për të marrë pjesë në konferencën e paqes, të cilën SHBA-ja dhe Rusia kanë ndërmend ta zhvillojnë në Gjenevë në fund të këtij muaji.

Zgjedhjet presidenciale në Siri janë të mundura vetëm pas mbajtjes së konferencës ndërkombëtare "Gjeneva-2", një bindje të tillë shprehu në intervistën e vet ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-Zëvendëskryeministri i Sirisë, Qadri Jamil. Pak ditë më parë mediat siriane njoftuan mbi dorëheqjen e tij për abuzim me pushtetin. Në konferencë ai do të përfaqësojë opozitën e brendshme.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë fjalimit të tij mbajtur sot në konferencën në Athinë "Gjon Kapodistria dhe marrëdhëniet bashkëkohore ruso-greke", bëri thirrje për moslejimin e vendosjes së linjave të reja ndarëse në Europë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti të papranueshme kërcënimet në adresë të Rusisë dhe vendeve të tjera që janë pro zgjidhjes paqësore të konfliktit sirian.

Dokumenti përfundimtar i takimit të "Grupit të Miqve të Sirisë" në Londër është një kërcënim i maskuar keq për përdorimin e forcës ushtarake kundër Damaskut, çka është absolutisht e papranueshme.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31