×
Indonezia

Indonezia po shqyrton mundësinë e blerjes në Rusi të 16 avionëve gjuajtës të modelit "Su-35"(russ. "Су-35"), të cilët në perspektivë do të mund të zëvendësojnë ata të vjetëruar "F-5 Tiger II", njofton Defense News.

Autoritetet e Australisë kanë pranuar se i detyrojnë anijet me refugjatë nga Indonezia të largohen prej ujërave territoriale australiane, njoftojnë mediat, duke cituar Ministrin e Emigracionit dhe Mbrojtjes së kufijve të vendit, Scott Morrison.

Indonezia tërhoqi ambasadorin e vet në Australi për konsultime pas publikimit të informacionit mbi përgjimin nga ana e shërbimeve sekrete të Australisë të telefonit celular të Presidentit të vendit, Susilo Bambang Yudhoyono.

Disa hakerë indonezianë, të lidhur me grupin "Anonymous", sulmuan mbi 100 faqe Interneti australiane për shkak të përfshirjes së Australisë në skandalin me përgjimin në Azi.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në ishullin indonezian të Balit, ku më 7-8 tetor do të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Finalja e konkursit "Miss World" do të zhvillohet në ishullin turistik indonezian Bali këtë të shtunë, pavarësisht protestave të islamistëve.

Banorët e disa fshatrave në Ishullin indonezian Sumatra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre pas erupsionit të vullkanit "Sinabung".

Në afërsi të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, filluan sot stërvitjet e përbashkëta antiterroriste ndërkombëtare, në të cilat do të marrë pjesë, në veçanti, edhe Rusia.

Në Indonezi është zbuluar një lloj i ri peshkaqeni: ndryshe nga llojet e tij të ngjashme - të bardhë dhe peshkaqenët tigër - ata nuk notojnë por ecin në fund të detit me ndihmën e pendëve (peshku) të gjera.

Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono i dërgoi një letër Presidentit amerikan Barack Obama, me anë të së cilës ai u përpoq të bindë kolegun e tij mbi mungesën e nevojës për një operacion ushtarak në Siri.

Të dielën në mbrëmje në ishullin indonezian të Bali u mbajt ceremonia e hapjes së konkursit të bukurisë "Miss World 2013".

Sot në Indonezi u hap Ekspozita ndërkombëtare mbi energjetikën, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike - evenimenti më i madh industrial në rajonin e Azi-Paqësorit.

Më 20 gusht të vitit 2013 kompanisë ajrore indoneziane Sky Aviation iu dorëzua avioni i dytë "Sukhoi Superjet-100" (russ. "Сухой Суперджет-100") me numër serie 95027.

Ekipet indoneziane të shpëtimit gjetën shtetasin rus, i cili qe zhdukur që më 10 gusht në ishullin e Java-s, njoftoi sekretari për shtyp i Ambasadës ruse në Indonezi.

Një avion pasagjerësh i një kompanie ajrore indoneziane gjatë uljes u përplas me një lopë që po kulloste aty pranë dhe pastaj doli jashtë pistës, njoftoi të mërkurën shtypi lokal.

Në qytetin lindor indonezian Nabire, gjatë një rrëmuje të madhe në stadium, ku po zhvillohej një ndeshje boksi, njerëzit filluan të shtypnin njëri-tjetrin dhe si pasojë 18 persona humbën jetën.

Tre të burgosur dhe dy roje u vranë gjatë trazirave masive që shpërthyen në burgun e mbipopulluar të qytetit indonezian Medan.

Në Indonezi tigrat detyruan 5 burra të ngjiteshin në një pemë dhe vranë personin e gjashtë.

Në provincën indoneziane të Aceh në ishullin Sumatra, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë prej 6.1 ballë, po vazhdon operacioni i shpëtimit.

Një person humbi jetën, dy të tjerë janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe të paktën 50 vetë kanë marrë plagë të shkallëve të ndryshme si pasojë e një tërmeti prej 6.1 ballë që ra në provincën e Aceh në ishullin indonezian të Sumatrës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30