×
Meksika, Tetor 2013

Në Meksikë të enjten hyjnë në fuqi amendamentet e Kodit Penal, të cilat do të autorizojnë Presidentin e vendit të shpallë pezullimin e vuajtjes së dënimit ose shfuqizimin e plotë të vuajtjes së dënimit për të burgosurit, të drejtat e të cilëve janë shkelur.

Autoritetet meksikane i kërkuan Shteteve të Bashkuara që të fillojnë hetimet lidhur me thyerjen e postës elektronike të ish-Presidentit meksikan, Felipe Calderon.

Meksika shpalli një protestë kategorike lidhur me faktet e dala në dritë përkatësisht përgjimit të postës elektronike të ish-Presidentit të vendit Felipe Calderon nga shërbimet amerikane të zbulimit.

Stuhia tropikale "Raymond", e cila u formua në brigjet e Paqësorit në Meksikë, u shndërrua në një uragan të kategorisë së parë.

Tifozët e ekipit kombëtar të futbollit të Kosta Rikës sollën një arkivol në stadiumin "San Jose" të kryeqytetit të vendit, ku po zhvillohet ndeshja kualifikuese e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2014 me Meksikën.

Autoritetet meksikane njoftuan zhdukjen e një avioni, në bordin e të cilit ndodheshin të paktën 14 persona.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, më 22 shtator në qiellin e natës në rajonin e Gadishullit Yucatan u vu re një objekt i çuditshëm fluturues me ndriçim regëtitës bojëqielli, i cili më pas ra në tokë.

Kryetari i Këshillit komunal të qytetit Tepetongo në shtetin meksikan Zacatecas, Filemon Carlos Robles, ditën e hënë i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje në praninë e vartësve të vet, të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit publik, duke përdorur një nga armët e tyre të shërbimit, njoftojnë mediat vendase.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
22
24
25
26
27
28
29
30