×
Japonia, Dhjetor 2013

Rreth 2 mijë banorë të Okinawa u mblodhën pranë godinës së administratës pas vendimit të Guvernatorit Hirokazu Nakaima për të miratuar ridislokimin e bazës ushtarake ajrore të SHBA-së "Futenma" brenda territorit të prefekturës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Federatës Ruse po zhvillon bisedime me investitorët japonezë për krijimin e një zonë të veçantë ekonomike në Lindjen e Largët të vendit për kultivimin në territorin rus të sojës dhe hikrrës.

Autoritetet japoneze kanë deklaruar për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes. Në pesë vitet e ardhshme qeveria japoneze ka në plan të shpenzojë për objektivat ushtarake më shumë se 240 miliardë $.

Një tjetër tërmet në Japoni mund të marrë jetët e më shumë se 300 mijë njerëzve. Një parashikim i tillë i shkencëtarëve u publikua nga qeverina japoneze.

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhozef Bajden (Joseph Biden) mbërriti në Japoni për të diskutuar me Kryeministrin Shinzo Abe, në radhë të parë, situatën e shkaktuar nga krijimi prej Republikës Popullore të Kinës (RPK) të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të saj në Detin e Kinës Lindore. Pakënaqësinë e vet prej hapave të ndërmarrë nga Kina e shprehu edhe Koreja e Jugut.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
4
5
6
7
8
9
10
11
14
15
16
18
19
20
21
22
23
25
26
28
29
30
31