×
Japonia, Tetor 2013

Sistemi i ri i Mbrojtës antiraket, mbi krijimin e të cilit aktualisht po punon Japonia së bashku me SHBA-në, përmban natyrë thjesht mbrojtëse, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, përpara takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtme të Rusisë dhe Japonisë të formatit "dy plus dy".

Rregullatorët financiarë të Japonisë do të zhvillojnë një hetim ndaj tre bankave më të mëdha në vend për shkak të skandalit në lidhje me dhënien e kredive Grupeve Yakuza.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë ra ditën e premte në verilindje të Japonisë.

Vrima e zezë në qendër të galaktikës mund të vihet re nga teprica e acidit hidrocianik në gazin përreth saj, thuhet në një artikull, të botuar në revistën "Publication of the Astronomical Society of Japan".

Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima-1" - TEPCO - po merr masa për zgjidhjen e problemit të ruajtjes së ujit radioaktiv në elektrostacionin që pësoi avari në lidhje me afrimin e tajfunit "Francisco".  

Në qytetin e Hirosaki në prefekturën veriore jeponeze të Aomorit u volën mollë të pazakonta - me portrete të njerëzve të famshëm.

Në prefekturën jugore japoneze të Okinawa-s dhe në arkipelagun Amami është shpallur paralajmërimi për stuhi për shkak të afrimit të tajfunit "Francisko".

Gjatë dy ditëve të fundit përmbajtja e stronciumit-90 radioaktiv në sistemin e drenazhit në centralin bërthamor të dëmtuar japonez "Fukushima -1" u rrit 12 herë, njoftoi kompania-operatore e centralit bërthamor Tokio Electric Power (TEPCO).

Inxhinierët e Institutit japonez të teknikës robotike të ngjashme me njeriun (HRI) i mësuan robotit antropomorf "Wabian-2" ecjen njerëzore.

Në ujërat e shiut që rrodhën përtej barrierave mbrojtëse përreth cisternave të magazinimit të substancës së lëngshme të ndotur në centralin bërthamor "Fukushima -1", u zbulua stroncium-90 radioaktiv.

Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima-1" TEPCO njoftoi mbi zbulimin ditën e enjte të një niveli të lartë radioaktiviteti, i cili tejkaloi shifrat e të mërkurës me 6.500 mijë herë, pranë njërit prej rezervuarëve me ujë radioaktiv.

Në Japoni ra një tërmet me magnitudë 4.9 ballë.

Fatkeqësia natyrore po i afrohet me furi Lindjes së Largët të Rusisë. Tajfuni "Wipha" që shkretoi Japoninë, iu afrua jugut të Gadishullit rus të Kamçatkës. Atje u shpall paralajmërimi i stuhisë. Ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri për emergjenca të mundshme. Më parë në Japoni si pasojë e tërbimit të fatkeqësisë së natyrës humbën jetën të paktën 17 persona. Ndërsa në centralin bërthamor "Fukushima -1" pas goditjes së tajfunit u regjistrua rritja e nivelit të rrezatimit.

Së shpejti nuk do të jetë më e nevojshme të kërkohet një shoqëri e mirë për ta zbukuruar mbrëmjen me një gotë verë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij japonez Fumio Kishida do të takohen në Tokio përveç takimeve në formatin "2+2" të planifikuara më 1-2 nëntor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

Të paktën 14 persona humbën jetën në Japoni si pasojë e tajfunit të fuqishëm "Wipha", i cili goditi pjesën qendrore të vendit.

Autoritetet e Koresë së Veriut janë kërcënuar të asgjësojnë aeroplanmbajtësen amerikane që ndodhet në afërsi të vendit, duke dënuar fuqishëm stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Instituti i Kërkimeve Teknike dhe Projektimeve i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë publikoi informacionin mbi zhvillimin nga ana e tij të autoblindës me rrota Maneuver Combat Vehicle (MCV), të pajisur me një top të kalibrit 105 mm.

Rrezatimi brenda digës mbrojtëse në centralin bërthamor "Fukushima-1" ka arritur një nivel rekord që nga momenti i avarisë që ndodhi në mars të vitit 2011, njoftoi kompania-operatore Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila është përgjegjëse për centralin bërthamor.

Forcat Ajrore të vetëmbrojtjes së Japonisë që nga korriku deri në shtator të këtij viti të paktën 80 herë kanë dërguar gjuajtësit për kapjen e avionëve kinezë për shkak të druajtjes së shkeljes të hapësirës ajrore të vendit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
4
5
6
7
8
12
13
14
15
19
20
26
27
28
30