×
Japonia, Gusht 2013

Niveli i kërcënimit, që vjen nga rrjedhja e kohëve të fundit nga një prej rezervuarëve të centralit bërthamor "Fukushima-1", është rritur nga niveli i parë "situatë anormale" deri në nivelin e tretë "incident serioz" sipas shkallës ndërkombëtare të vlerësimit të kërcënimeve bërthamore, njoftoi Departamenti i Kontrollit të Objekteve Bërthamore i Japonisë (NRA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Kina nuk sheh asnjë arsye për të negociuar me Japoninë në lidhje me ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Lëshimi i raketëmbajtëses japoneze të llojit të ri "Epsilon" dështoi. Agjencia Aerokozmike e Japonisë (JAXA) i transmetoi në Internet përgatitjet për lëshimin e raketës.

Sot Japonia ngriti në ajër gjuajtësit e vet për neutralizimin e një avioni kinez, i cili iu afrua zonës së Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se avionët rusë po kryenin fluturime të planifikuara mbi ujërat neutrale dhe nuk kanë shkelur kufijtë ajrorë të Japonisë.

Siç theksojnë ushtarakët japonezë, dy avionë "Tu-95" hynë në hapësirën ajrore të Japonisë në zonën e ishullit të Okinosima-s të prefekturës japoneze Fukuoka.

Autoritetet japoneze rritën nivelin e rrezikut të rrezatimit pas rrjedhjes së të paktën 300 ton uji radioaktiv në tokë nga njëri prej rezervuarëve të centralit bërthamor japonez "Fukushima-1".

Drejtoria Kombëtare Meteorologjike e Japonisë shpalli sot paralajmërimin për stuhinë në prefekturën ishullore jugore të Okinawa-s për shkak të afrimit të tajfunit "Trami".

Rrjedhja më e madhe e ujit radioaktiv, që nga koha e aksidentit, ndodhi në elektrostacionin atomik "Fukushima-1" - u derdhën 300 ton ujë me përmbajtje stroncium-90 dhe radionukleide të tjera rreth 80 milionë becquerels për litër, ndërkohë që norma e lejueshme është 30 becquerels për litër.

Në Moskë ditën e hënë do të zhvillohen bisedimet midis Rusisë dhe Japonisë në nivel të zëvendësministrave të jashtëm.

Fëmijët nga prefektura japoneze e Fukushimës, ku dy vjet më parë si pasojë e një tërmeti të pasuar nga cunami ndodhi një avari e madhe në centralin bërthamor, mbërritën për pushime në ishullin e Lindjes së Largët të Rusisë - Sahalin.

Japonia iu drejtua me një notë proteste Izraelit në lidhje me deklaratat e papërshtatshme, të pavend në Internet të ish-Zëvendësministrit izraelit të Informacionit Daniel Seaman.

Të paktën 40 persona u plagosën ditën e enjte si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në festivalin e fishekzjarreve në qytetitn Fukutiyama (prefektura Kyoto) të Japonisë.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fjalimin e tij kushtuar përvjetorit të radhës të kapitullimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, për herë të parë që nga viti 1994 nuk bëri "betimin për të mos luftuar kurrë".

Ministri japonez për Çështjet e Territoreve Veriore, Ichita Yamamoto, do të vizitojë ishujt rusë të Kurileve të Jugut - Kunashir dhe Iturup - në kuadër të programit të shkëmbimit pa viza.

Komiteti shtetëror japonez për monitorimin e energjetikës bërthamore miratoi sot planin e përditësuar për likujdimin e pasojave të aksidentit të ndodhur në elektrostacionin atomik "Fukushima-1", që u përgatit paraprakisht nga kompania operatore e centralit "Tokio Electric Power".

Japonia ka vendosur të çmontojë anijen e peshkimit, e cila u bë simbol i ngjarjeve tragjike të marsit të vitit 2011.

Ekonomia japoneze po rritet më ngadalë nga ç'pritej.

Sot në prefekturën japoneze Kochi, në ishullin jugor të Shikoku, termometri tregoi temperaturën plus 41 gradë Celsius.

Numri i personave të shtruar në spital me goditje nga i nxehti për shkak të vapës së madhe, e cila po mban në Japoni që nga fillimi i verës, po i afrohet shifrës 30 mijë, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar ditën e premte nga Departamenti japonez i mbrojtjes nga zjarri, nën drejtimin e të cilit ndodhet shërbimi i ambulancës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
6
10
11
17
18
23
24
25
29
30
31