×
Japonia, 2013

Rreth 2 mijë banorë të Okinawa u mblodhën pranë godinës së administratës pas vendimit të Guvernatorit Hirokazu Nakaima për të miratuar ridislokimin e bazës ushtarake ajrore të SHBA-së "Futenma" brenda territorit të prefekturës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Federatës Ruse po zhvillon bisedime me investitorët japonezë për krijimin e një zonë të veçantë ekonomike në Lindjen e Largët të vendit për kultivimin në territorin rus të sojës dhe hikrrës.

Autoritetet japoneze kanë deklaruar për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes. Në pesë vitet e ardhshme qeveria japoneze ka në plan të shpenzojë për objektivat ushtarake më shumë se 240 miliardë $.

Një tjetër tërmet në Japoni mund të marrë jetët e më shumë se 300 mijë njerëzve. Një parashikim i tillë i shkencëtarëve u publikua nga qeverina japoneze.

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhozef Bajden (Joseph Biden) mbërriti në Japoni për të diskutuar me Kryeministrin Shinzo Abe, në radhë të parë, situatën e shkaktuar nga krijimi prej Republikës Popullore të Kinës (RPK) të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të saj në Detin e Kinës Lindore. Pakënaqësinë e vet prej hapave të ndërmarrë nga Kina e shprehu edhe Koreja e Jugut.

Dy raketa artizanale shpërthyen mbrëmë në afërsi të bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së "Yokota" pranë Tokios.

Dy bombardues amerikanë "B-52" fluturuan mbi zonën e Detit të Kinës Lindore, të cilën kohët e fundit Pekini e ka shpallur zonën e vet të mbrojtjes kundërajrore.

Të paktën dy pacientëve në Japoni u kanë transfuzuar gjakun e një dhuruesi të infektuar me HIV.

Të enjten ekspertët japonezë të fushës së sizmologjisë deklaruan një zbulim sensacional.

Vizitorët e ekspozitës së 43-të të automjeteve "Tokyo Motor Show 2013", që u hap sot në Japoni, do të mund të shikojnë makinat e së ardhmes së afërt me motorë me hidrogjen të pastër, makinat ekonomike me pak karburant që po bëhen sa vjen e më të kërkuara në treg, si dhe makinën elektrike me 3 rrota pa timon.

Operatori i centralit bërthamor "Fukushima -1", korporata energjetike më e madhe në Japoni TEPCO, do të çmontojë jo vetëm katër reaktorët e dëmtuar të centralit bërthamor, por edhe dy të tjerët, të cilët teknikisht janë në rregull dhe janë në të ashtuquajturën gjendje "ndalesë e ftohtë".

Më 18 nëntor gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore të Japonisë u ngritën në ajër pas alarmit të dhënë për shkak të fluturimit të dy avionëve rusë në afërsi të hapësirës ajrore japoneze.

Një robot i telekomanduar në distancë zbuloi për herë të parë të çarat, nga të cilat rrjedh uji radioaktiv prej reaktorit të bllokut të parë të energjisë të centralit të dëmtuar bërthamor "Fukushima-1" në Japoni.

Japonia dhe Turqia filluan negociatat mbi krijimin e një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin dhe prodhimin e motorëve të tankeve kryesorë luftarakë.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë propozon një reduktim prej 60% të numrit aktual të tankeve dhe përdorimin e fondeve që mbeten për blerjen e llojeve të tjera të teknikës ushtarake.

Ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të enjten morën mostrat e para të ujit të detit për të kontrolluar nivelin e kontaminimit të ujërave territoriale të Oqeanit Paqësor në afërsi të centralit bërthamor japonez, që pësoi avari, "Fukushima-1".

Në sfondin e tensioneve të vazhdueshme mes Pekinit dhe Tokios forcat e armatosura japoneze për herë të parë vendosën raketa ant-anije "SSM-1" në ishullin Miyako në Detin e Kinës Lindore.

Numri i viktimave të rrëshqitjes së madhe të dheut në ishullin japonez të Izu-Oshima është rritur deri në 35 vetë, 6 persona të tjerë janë shpallur të humbur pa lënë gjurmë.

Moska është e gatshme të diskutojë me Tokion çështjen e vendosjes së regjimit pa viza për udhëtimet e shkurtra, Japonia mendon se duhet të veprojmë gradualisht, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
5
6
7
10
12
13
15
19
20
23
26
27
30