×
medalje ari

Biatlonistët rusë fituan në stafetë dhe i sollën Rusisë medaljen 11-të të artë të Lojrave Olimpike në Soçi.

Sportisti rus Viktor An u bë medalist i artë i Lojrave Olimpike në Soçi në disiplinën e short track në distancën 500 metra.

Adelina Sotnikova është patinatorja e parë në historinë e sportit sovjetik dhe rus, e cila u bë mesaliste e artë në Olimpiadë në garat individuale.

Snoubordisti Vic Wild, i cili përfaqëson ekipin kombëtar të Rusisë, fitoi medaljen e artë të Olimpiadës Dimërore 2014 në disiplinën e sllallomit paralel gjigand.

 

Sportistët rusë të patinazhit artistik mbi akull Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov (Tatiana Volosozhar dhe Maxim Trankov) zunë vendin e parë në konkurrencën e çifteve sportive në Olimpiadën Dimërore në Soçi.

Biatlonistja bjelloruse Daria Domraçova (Darya Domracheva) fitoi medaljen e artë në garën ndjekje në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Skiatorja norvegjeze Marit Bjoergen u bë fituese e Lojrave Olimpike Dimërore 2014 në disiplinën e skiathlon. Medaljen e argjendtë e meritoi suedezja Charlotte Kalla, kurse atë të bronzit norvegjezia Heidi Weng.

Kampioni i parë i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi u bë amerikani Sage Kotsenburg. Medaljen e argjendit e meritoi norvegjezi Staale Sandbech, ndërsa atë të bronzit kanadezi Mark Mcmorris.

Studiuesit britanikë kanë kryer një studim dedikuar ndikimit të "fushës së shtëpisë së vet" në sukseset e atletëve dhe parashikuan fitoren e sportistëve rusë në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Peshëngritësi rus Apti Auhadov fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të mbajtur në Vrocvllave (Poloni), për kategorinë e peshës deri në 85 kg.

Bota, sportist, medalje ari, qytetarët rusë, atletika e rëndë, peshëngritje

Në Moskë përfundoi Kampionati XIV Botëror i Atletikës së Lehtë. Ceremonia solemne e mbylljes së tij u mbajt të dielën, më 18 gusht, në stadiumin "Lluzhniki" (russ. “Лужники”) të Moskës. Përfaqësuesja kombëtare ruse fitoi vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Të zotërit e shtëpisë të Kampionatit arritën të fitojnë 17 medalje, shtatë prej të cilave janë medalje ari. Kurse sportistët e SHBA-së dhe Xhamajkës i siguruan ekipeve të tyre kombëtare nga 6 medalje ari.

Atletja ruse e kërcimit me shkop Elena Isinbajeva (Yelena Isinbayeva) fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë.

Kampionia olimpike ruse Elena Llashmanova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë në disiplinën ecje sportive në distancën 20 km.

Ekipi kombëtar i Rusisë u rendit në vendin e parë përkatësisht medaljeve të fituara në kualifikim të përgjithshëm ekipor në Lojrat Botërore të disiplinave sportive joolimpike në Cali (Kolumbi).

Kombëtarja ruse e volejbollit për meshkuj fitoi turneun përfundimtar të Ligës Botërore.

Sportistët rusë u bënë fitues të medaljeve të arta në stafetën e përzierë në Kampionatin Botëror të Biatlonit veror në qytetin italian të Forni Avoltri.

Të martën në Universiadën në Kazan u zhvillua rivaliteti sportiv për 40 komplete medaljesh. Rusët kanë fituar 35 medalje, prej të cilave 25 janë ari.

Të hënën në Universiadën në Kazan u zhvillua rivaliteti i fortë sportiv për 56 komplete medaljesh. Sportistët rusë fituan 45 medalje, prej të cilave 24 janë ari.

Të dielën në Universiadën në Kazan u zhvilluan garat sportive për 26 komplete medaljesh. Sportistët rusë fituan 24 medalje, midis të cilave 9 ari.

Ekipi përfaqësues rus i femrave në disiplinën qitje me pistoletë pneumatike nga distanca 10 metra zuri vendin e parë në Universiadën në Kazan.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31