×
dollari, 2012
Në Iran, për shkak të rënies së menjëhershme të vlerës së monedhës kombëtare, shumë pika të këmbimit valutor (ang. exchangers) ndaluan operacionet me dollarin amerikan.
Kurset e valutave po luhaten fort, spekulantët po investojnë në ar, në produkte ushqimore, minerale, lëndët e para, ndërsa ekonomistët arësyetojnë: a do të mbahet vallë euro në këmbë dhe a do të mundet bota t’ia dalë punës mbanë pa dollarin e gjithëpushtetshëm? Cilat do të jenë valutat e të ardhmes?
Profesor Nouriel Roubini, që parashikoi krizën e vitit 2008, deklaroi se zona e euros në formën e vet aktuale do të mbetet në fuqi më e shumta edhe gjashtë muaj. Më pas do të ndodhë shembja e saj e pjesshme ose dhe përfundimtare. Por shumë ekspertë janë mëse të bindur se euro nuk mund të lihet kurrsesi në harresë. Ajo është bërë tashmë një alternativë ndaj dollarit, pa të cilën bota nuk mund të bëjë dot.
Një nga intrigat kryesore të krizës ekonomike që po piqet - a do të mundin vallë SHBA të mbeten ekonomia e parë e botës, ndërsa dollari amerikan të ruajë statusin e monedhës së vetme rezervë. Disa ekspertë parashikojnë dobësimin e pozitave të dollarit dhe zëvendësimin e tij me disa monedha rajonale. Të tjerë janë mëse të bindur, se ekonomia globale nuk mund të bëjë dot pa njësinë monetare bazë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31