×
ambasador, 2013

Qeveria e re e Gjermanisë ndjek si pikësynim dhënien e ndihmës për lehtësimin e regjimit të vizave midis Rusisë dhe BE-së, tha Ambasadori gjerman në Rusi Ulrich Brandenburg.

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, këshilloi pirjen e birrës në vend të Pepsi apo Coca-Cola.  

Indonezia tërhoqi ambasadorin e vet në Australi për konsultime pas publikimit të informacionit mbi përgjimin nga ana e shërbimeve sekrete të Australisë të telefonit celular të Presidentit të vendit, Susilo Bambang Yudhoyono.

Ambasadori i Rusisë në Varshavë, Aleksandër Aleksejev, po jep shpjegime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë në lidhje me incidentin e ndodhur pranë Ambasadës së Polonisë në Moskë, njoftoi ditën e mërkurë sekretari për shtyp i Ministrisë.

Rusia pret që Polonia të kërkojë ndjesë zyrtare në lidhje me skandalin e ndodhur mbrëmë në Varshavë me Ambasadën ruse.

Ambasadori polak u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në lidhje me incidentin që ndodhi pranë Ambasadës ruse në Varshavë.

Me rastin e fillimit të turneut të Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" në Evropë (në Poloni, Gjermani, Republikën Çeke, Sllovakia), Ambasadori rus në Poloni, Aleksandër Aleksejev, dha një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kryetari i Këshillit të Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, Teodoros Pangalos, deklaroi se shërbimet sekrete greke kanë përgjuar ambasadorët amerikanë në Athinë dhe Ankara.

Mediat spanjolle njoftuan se bashkëpunëtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) kanë përgjuar 60 milionë telefonata në Spanjë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës thirri ditën e premte Ambasadorin amerikan në Madrid, James Costos, në lidhje me skandalin me të dhënat e reja mbi përgjimin nga ana e shërbimeve amerikane të zbulimit të bisedave telefonike të qytetarëve evropianë.

Pas shumë lëkundjesh e hezitimesh Komisioni Evropian ka vendosur t'i japë statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE Shqipërisë si dhe të "shkrijë" negociatat me Turqinë. Ky vendim është projektuar për të demonstruar besnikërinë e Brukselit ndaj integrimit europian.

Ambasadori holandez në Moskë Ron van Dartel është thirrur në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme, për t'i dorëzuar një notë të ashpër në lidhje me incidentin me Ministrin-këshilltar të Federatës Ruse në këtë vend, Dimitri Borodin.

Ishin vetë përfaqësuesit e autoriteteve libiane ata që këshilluan diplomatët rusë të largohen nga territori i Ambasadës ruse në Tripoli për shkak se ata nuk mund të garantonin sigurinë e tyre, njoftoi pas mbërritjes në Moskë ambasadori rus në Libi Ivan Mollotkov.

Ambasadorit të Holandës në Rusi iu dorëzua një notë në lidhje me veprimet provokative të ekuipazhit të anijes "Arctic Sunrise".

Damasku zyrtar shpreson të mos ketë asnjë goditje ushtarake nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj. 

Autoritetet e Brazilit dhe Meksikës thirrën ambasadorët e SHBA-së në këto vende për shkak të informatave se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar presidentët brazilianë dhe meksikanë - Dilma Rousseff dhe Enrique Peña Nieto.

Sot në selinë e NATO-s do të organizohet një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut në niveli ambasadorësh, i thirrur me iniciativë të Shteteve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Siri.

Reduktimi i armatimeve bërthamore, Mbrojtja antiraket, Siria, tregtia, të drejtat e njeriut dhe statusi i ri i Edward Snowden ishin temat e diskutimit të Ambasadorit amerikan në Moskë, Michael McFaul dhe ndihmësit të Presidentit rus, Juri Ushakov.

Irani nuk po zhvillon bisedime me Rusinë për furnizimin e vendit me sistemet raketore “Antey 2500” në këmbim të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore “S-300”, deklaroi Ambasadori i Iranit në Moskë Mahmoud-Reza Sajjadi.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
8
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
25
26
27
28
29
30
31