×
të burgosurit, Gusht 2013

Njëri nga dy qytetarët norvegjezë, të dënuar në vitin 2011 në Republikën Demokratike të Kongos për vrasje dhe spiunazh, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun Kinshasa.

Të paktën 36 të burgosur, anëtarë të Lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", humbën jetën në Egjipt kur tentuan të arratiseshin gjatë transportimit të tyre në një burg jashtë kufijve të Kajros.

Rusia do të dërgojë një grup pune në Libi për të kontaktuar në lidhje me çështjen ligjore të bashkatdhetarëve Aleksandër Shadrov dhe Vladimir Dollgov, të dënuar për dhënien e ndihmës regjimit të Muammar Gaddafi, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punë të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Një grup prej 26 të burgosurish palestinezë, që mbahen aktualisht në burgjet izraelite, po përgatitet për t'u liruar. Vendimin për lirimin e tyre autoritetet izraelite e kanë marrë në prag të fillimit të bisedimeve me udhëheqësit e Autonomisë Palestineze. Megjithatë, njëkohësisht me këtë vendim u njoftua se ndërtimi i kolonive (vendbanimeve) hebreje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan do të vazhdojë.

Autoritetet izraelite më 12 gusht shpallën emrat e 26 të burgosurve palestinezë, të cilët do të lirohen nga burgu në kuadër të rifillimit të negociatave për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
14
15
17
18
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31