×
Ban Ki-moon, Gusht 2013

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Grupi i ekspertëve të OKB-së, që po heton përdorimin e dyshuar të armëve kimike në periferi të Damaskut gjatë këtij muaji, do të largohet nga Siria të shtunën, deklaroi sot në Vjenë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Barack Obama, i kërkoi atij kohë për përfundimin e punës së ekspertëve për armët kimike në Siri.

Planet për ndërmarrjen e një sulmi ushtarak mbi Sirinë, të cilat u artikuluan nga disa udhëheqës perëndimorë, janë një sfidë e hapur për dispozitat kyçe të Kartës së OKB-së, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov, në një takim në Hagë të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Të gjitha çështjet teknike dhe logjistike për organizimin e konferencës ndërkombëtare mbi Sirinë në Gjenevë janë zgjidhur dhe për thirrjen e saj nevojitet vetëm vullneti i autoriteteve siriane dhe opozitës për të marrë pjesë në të, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon.

Emisarët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të punojnë aktivisht në çështjen që ka të bëjë me situatën në Egjipt, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me Ban Ki-moon në Nju Jork.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
24
25
26
27
28
31