×
ushtarakët, Tetor 2013

Pishtari me zjarrin olimpik në kozmos ​​do të shoqërohet nga 4 avionë dhe 14 helikopterë, njofton shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Qendror.

Në Afganistan gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë mesatarisht nga 80 policë në javë, njoftoi Zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Gjenerali Salim Ehsas.

Në poligonin "Strugi Krasnie" pranë qytetit Pskov të Rusisë sonte në mbrëmje humbën jetën 6 ushtarakë të trupave të desantit.

Sipas njoftimit të autoriteteve afgane, komandanti i forcave të destinacionit të veçantë në provincën e Kunar kaloi në anën e grupit të armatosur "Partia Islamike e Afganistanit", duke marrë me vete armë, municione dhe pajisje që i posedonte njësia që ai drejtonte.

John Kerry u largua nga Kabuli pa zgjidhur vetëm një problem - atë të "imunitetit të trupave" të SHBA-së në Afganistan prej ndjekjes penale nga ana e organeve gjyqësore të këtij vendi. Pikërisht me zgjidhjen e tij dhe do të merret Këshilli i Kryepleqve afganë në muajin nëntor.

Një ushtar i ushtrisë egjiptiane humbi jetën dhe të paktën 5 të tjerë u plagosën për shkak të kalimit mbi një minë të një makine të blinduar pranë qytetit Rafah në veri të Gadishullit Sinai.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të Ushtrisë amerikane, është shtruar detyra për zhvillimin e një tipi të ri të jelekut antiblumb për ushtarët e këmbësorisë, i cili do të mund t'u japë atyre "fuqi mbinjerëzore".

4 ushtarë egjiptianë humbën sot jetën si rezultat i një akti terrorist në veri të Gadishullit Sinai. 

Mediat iraniane njoftuan se anëtarëve të Trupave të Rojeve të Revolucionit Islamik iu ndalua të përdorin Facebook dhe rrjetet e tjera sociale për arsye sigurie.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
12
13
15
16
17
18
19
20
23
24
25
26
27
28
30