×
ushtarakët, Gusht 2013

Informatori i "WikiLeaks", 25-vjeçari Bradley Manning, mund të shndërrohet së shpejti në një vajzë të re me emrin Chelsea.

Ditën e mërkurë gjykata ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënoi informatorin e "WikiLeaks", ushtarin 25-vjeçar të ushtrisë amerikane, Bradley Manning, me 35 vjet burg.

Numri i viktimave të përleshjeve midis islamistëve dhe efektivëve të forcave të sigurisë në kryeqytetin egjiptian Kajro ka arritur në 50 vetë, njofton Agjencia Reuters me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit.

Pentagoni më 3 shtator do t’u ofrojë çifteve të bashkëshortëve të ushtarakëve të të njëjtës gjini të njëjtat përfitime sociale si dhe heteroseksualëve.

Konstruktorët rusë po zhvillojnë teknologjinë e prodhimit të materialeve të blinduara bazuar mbi nano-pluhurin e karbidit të borit.

Përfaqësuesit ushtarakë të Ukrainës dhe Italisë nënshkruan në selinë e NATO-s një marrëveshje për pjesëmarrjen e përbashkët të ushtarakëve të dy vendeve në operacionet e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë në Afganistan (ISAF), njofton ditën e premte Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Si pasojë e një shpërthimi në kufirin libanezo-izraelit u plagosën 4 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defence Forces, IDF).

Oficerët dhe ushtarët vjetnamezë do të trajnohen në Rusi.

Në shtetin indian Jammu dhe Kashmir u vranë 5 ushtarë.

Dy senatorë republikanë amerikanë me ndikim - John McCain dhe Lindsey Graham - mbërritën në Egjipt për zhvillimin e bisedimeve me palët e konfliktit.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Ilker Basbug, dhe disa eprorë të lartë të shquar ushtarakë u dënuan me burgim të përjetshëm.

Gjykata në Turqi ditën e hënë pritet të shpallë aktgjykimin për çështjen (rastin) e komplotimit me qëllim grushtin e shtetit ndaj qeverisë.

Në Rusi sot po festojnë 83-vjetorin e krijimit të Forcave Ajrore të Desantit.

NATO deri më tani nuk ka plane për ndërhyrje në situatën në Egjipt, ku më 3 korrik në sfondin e protestave masive ushtarakët rrëzuan nga pushteti Presidentin islamik Mohammed Mursi, deklaroi Komandanti i Forcave të armatosura të bashkuara të NATO-s në Evropë, Gjenerali amerikan Philip Breedlove.

Autori i rrjedhjeve të bujshme në media të materialit të klasifikuar mbi programet amerikane të spiunazhit, Edward Snowden, ditën e enjte do të bëjë një deklaratë lidhur me çështjen e informatorit të "WikiLeaks", Bradley Manning, njofton "WikiLeaks" në faqen e vet në Twitter.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
8
10
11
12
14
17
18
19
20
23
24
25
26
27
28
29
30
31