×
ushtarakët, 2013

Koreja e Veriut sot shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së Kim Jong Il. Mijëra ushtarë të Koresë së Veriut u rreshtuan përpara mauzoleut në Phenian për t’i deklaruar besnikërinë e tyre të birit të Udhëheqësit të madh - Kim Jong-Yun.

Kolona e autobusëve me ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të martën në mëngjes u nis nga Vasilkova në Kiev për përforcimin e trupave të organeve të ruajtjes së rendit dhe zëvendësimin e ushtarëve që kryejnë shërbimin në kryeqytet.

Persona të panjohur gjatë kësaj fundjave spërkatën me bojë të kuqe monumentin e ngritur në vitin 1944 në nder të ushtarëve sovjetikë të rënë në luftimet e përgjakshme për marrjen e rajonit të Praga të Varshavës.

Ushtarakët turq qëlluan me armë zjarri mbi një vajzë 7-vjeçare refugjate nga Siria, e cila po përpiqej të kalonte kufirin siriano-turk.

Në Britaninë e Madhe filloi procesi gjyqësor ndaj dy ekstremistëve islamikë të akuzuar për vrasjen e një ushtari britanik në jug të Londrës më 22 maj.

SHBA-ja është gati të tërheqë plotësisht trupat nga Afganistani nëse marrëveshja dypalëshe e sigurisë nuk do të nënshkruhet, deklaruan në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA-ja do të angazhohet në trajnimin e 8.000 ushtarakëve libianë. Pentagoni njoftoi se detajet e misionit ende po përcaktohen, por trajnimi ushtarak nuk do të zhvillohet në territorin e Libisë.

Specialistët e Trupave të mbrojtjes kimike, radioaktive dhe biologjike të Rusisë janë të gatshëm të marrin pjesë në likujdimin e armëve kimike në Siri, në qoftë se një vendim i tillë do të merret nga lidershipi rus, deklaroi ditën e enjte Zëvendës Shefi i Trupave të sipërpërmendura, Gjeneral-majori Igor Klimov.

Njëzet e pesë vjet më parë, më 15 nëntor të vitit 1988, nga Kozmodromi "Bajkonur" startoi sistemin kozmik sovjetik i përdorimit shumëherësh ​​"Energia-Buran". Kozmoplani gjigand e kreu fluturimin e tij në regjim plotësisht automatik, çka më pas hyri si fakt në Librin e Rekordeve Guinness.

Presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, deklaroi të mërkurën se ushtarakët, të cilët e kapën atë, kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, duke vënë në dukje se ata e kanë rrëmbyer atë.

Në kozmodromin "Pleseck" (rajoni i Arhangelsk) më 9 nëntor gjatë kryerjes së punëve rutinë për pastrimin e kontejnerëve të mbajtjes së karburantit të raketave, humbën jetën dy oficerë të bazës teknike, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Në Varshavë më 4 nëntor u dha koncerti me sallë të tejmbushur plot e përplot me spektatorë i Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov", në të cilin ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori rus Aleksandër Aleksejev dhe bashkëshortja e tij, ish-Kryetari i Sejmit dhe ish-Kryeministri polak Jozef Oleksy me gruan, ish-Kryeministri i Polonisë Kazimierz Marcinkiewicz.

Ushtria e Meksikës ka marrë nën kontroll një prej porteve më të mëdha të vendit, Lazaro Cardenas, duke u përpjekur në këtë mënyrë për t'i dhënë një goditje të fortë kartelit të drogës të "Templarëve".

Me rastin e fillimit të turneut në Poloni të Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" Ambasadori i Rusisë Aleksandër Aleksejev priti Drejtorin e Ansamblit Leonid Malev, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë EAR Piotr Skulski, që organizon këto turne, si dhe përfaqësuesit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", e cila është partnere mediatike e Ansamblit.

Mjekët e Ushtrisë amerikane kanë sanksionuar torturimin e terroristëve të dyshuar në burgjet ushtarake amerikane, si dhe kanë marrë pjesë personalisht në to, në kundërshtim me parimet e etikës mjekësore, thuhet në raportin e Komisionit të pavarur mbi Profesionalizmin Mjekësor.

Tashmë që prej 10 vjetësh Piotr Skulski, Drejtor i Agjencisë polake EAR, organizon shfaqjet e Ansamblit ushtarak rus të këngëve dhe valleve "Aleksandrov" në Poloni, dhe gjatë gjithë këtyre viteve në koncertet e tij janë shitur paraprakisht të gjitha biletat dhe sallat kanë qenë të mbushura plot e përplot. Më 3 nëntor artistët rusë do të fillojnë turneun e radhës në këtë vend në Vistula.

Pishtari me zjarrin olimpik në kozmos ​​do të shoqërohet nga 4 avionë dhe 14 helikopterë, njofton shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Qendror.

Në Afganistan gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë mesatarisht nga 80 policë në javë, njoftoi Zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Gjenerali Salim Ehsas.

Në poligonin "Strugi Krasnie" pranë qytetit Pskov të Rusisë sonte në mbrëmje humbën jetën 6 ushtarakë të trupave të desantit.

Sipas njoftimit të autoriteteve afgane, komandanti i forcave të destinacionit të veçantë në provincën e Kunar kaloi në anën e grupit të armatosur "Partia Islamike e Afganistanit", duke marrë me vete armë, municione dhe pajisje që i posedonte njësia që ai drejtonte.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
9
11
12
13
14
17
19
20
24
26
27
30