×
parlamenti, 2014

Këshilli i Lartë (Parlamenti) i Krimesë ka miratuar mbajtjen më 25 maj të referendumit për zgjerimin e kompetencave të autonomisë me pyetjen: "A e përkrahni ju vetëvendosjen shtetërore të Krimesë në kuadër të Ukrainës në bazë të traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare?"

I Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Presidentit të Ukrainës Aleksandër Turçinov u bën thirrje ushtarakëve të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, që ndodhen në Krime, për të mos dalë përtej kufijve të territoreve të përcaktuara nga marrëveshjet përkatëse.

Personat e armatosur, që kanë zaptuar godinën e Parlamentit të Krimesë, shpërthyen përpara godinës një granatë zhurmuese kur gazetarët ukrainas, rusë, turkë dhe mediave të tjera botërore u përpoqën të hyjnë brenda saj.

Ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë së Krimesë të enjten në mëngjes janë zaptuar nga njerëz të armatosur.

Në Verhovna Rada të Ukrainës është shpallur evakuimi emergjent. Deputetët dhe punonjësit po braktisin godinën e parlamentit. Arsyet për këtë evakuim nuk janë zbuluar.

Deputetët e parlamentit të Norvegjisë, respektivisht Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell, propozuan nominimin e Edward Snowden për çmimin Nobel të Paqes.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç (Tomislav Nikolić) nënshkroi sot dekretin për shpërbërjen e Skupshtinës (parlamentit) dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ato do të mbahen më 16 mars, njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Beograd.

Verhovna Rada (parlamenti) e Ukrainës mori sot vendimin për njohjen si të shfuqizuara të ligjeve të miratuara me 16 janar në shkelje të rregulloreve, të cilat kufizojnë të drejtat dhe liritë kushtetuese të njeriut.

Tre ish-presidentët ukrainas Leonid Kravçuk (Kravchuk), Leonid Kuçma (Kuchma) dhe Viktor Jushçenko sot do të marrin pjesë në punën e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit ukrainas, të organizuar me qëllim të kërkimit të rrugëdaljeve nga kriza politike që ka mbërthyer vendin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
31