×
parlamenti, 2013

Mesazhin drejtuar Këshillit të Federatës të Rusisë Presidenti i vendit Vladimir Putin do ta përcjellë, si dhe vitin e kaluar, më 12 dhjetor - në Ditën e Kushtetutës, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Parlamenti i Greqisë votoi për mbështetjen e Qeverisë të kryesuar nga Antonis Samaras.

T’u jepet fëmijëve të sëmurë e drejta për të vdekur apo t’u ruhet me çdo kusht jeta atyre - kjo çështje po diskutohet aktivisht tani në Parlamentin e Belgjikës. Partia Socialiste e Belgjikës, parti në pushtet, doli me iniciativën e lejimit të eutanazisë për fëmijët.

Kryetari i parlamentit izraelit, Yuli Edelstein, e shpalli Presidentin e Francës, Francois Hollande, "persona non grata" në muret e Knesset-it, pasi ai vendosi të mos flasë para deputetëve gjatë vizitës së tij të muajit nëntor në shtetin hebre.

Parlamenti grek me shumicë votash mbështeti projektligjin që lejon anulimin e financimit shtetëror të partive të përfshira në veprimtari kriminale.

Aktivistet e lëvizjes ndërkombëtare të grave "FEMEN" ditën e mërkurë ndërprenë fjalimin e Ministrit të Drejtësisë së Spanjës në ndërtesën e parlamentit, ku po zhvillohej diskutimi i ligjit mbi ndalimin e aborteve.

Në Berlin filluan diskutimet paraprake mbi krijimin e koalicionit qeverisës në bazë të përfundimeve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 22 shtator në Gjermani.

Parlamenti moldav miratoi me një shumicë votash dekretin mbi ligjshmërinë e dhënies së Aeroportit Ndërkombëtar Kishinievski me koncesion konsorciumit rus "Air-Ivest".

Më shumë se 300.000 përpjekje për të hyrë në faqet e Internetit "për të rritur" u regjistruan në vitin 2012 nga kompjuterat e Parlamentit britanik, shkruajnë mediat lokale, duke iu referuar Dhomës së Komuneve.

Ditën e parë të punës së Kuvendit Kombëtar (Parlamentit) të Bullgarisë rreth mijëra mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë u mblodhën pranë godinës së organit legjislativ.

Presidenti Putin mbështeti iniciativën e Parlamentit të Rusisë lidhur me dërgimin e një delegacioni në Kongresin Amerikan, për zhvillimin e bisedimeve mbi situatën rreth Sirisë. Kjo u bë e ditur pas takimit të tij me Spikerin e Këshillit të Federatës dhe Dumës Shtetërore ruse Valentina Matvienko dhe Sergei Narishkin.

Pas tre ditëve të seancave dëgjimore Skupshina serbe (parlamenti) miratoi përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë.

Presidenti çek Miloš Zeman nënshkroi ligjin për shpërndarjen e Sněmovna (Dhoma e Ulët e Parlamentit), njoftoi Shefi i Kancelarisë Presidenciale, Vratislav Mynar.

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman, ditën e martë pranoi dorëheqjen e qeverisë së Jiri Rusnok, e cila më 7 gusht në takimin e Dhomës së Deputetëve të parlamentit çek nuk mori votëbesimin, njofton televizioni çek.

Në Çeki mund të ndodhë vetëshpërndarja e parlamentit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Themeluesi i faqes së Internetit “WikiLeaks”, Julian Assange, njoftoi zyrtarisht ditën e enjte mbi krijimin e partisë “WikiLeaks” me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Australi.

Seanca e sotme e Parlamentit bullgar nuk do të zhvillohet për shkak të rrezikut të ndonjë bllokade të re të ndërtesës nga demonstruesit, të cilët protestojnë kundër qeverisë së vendit. 

Sipas informacionit më të fundit, 20 persona, midis të cilëve edhe 3 oficerë policie, kanë pësuar trauma të ndryshme gjatë operacionit për zhbllokimin e ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, të cilën më parë "e patën rrethuar" demonstruesit në shenjë proteste kundër politikës financiare të autoriteteve bullgare.

 

Në Republikën Çeke deputetët e Dhomës së Ulët të Parlamentit votuan kundër shpërbërjes së parakohshme të tij.

Parlamenti i Republikës Çeke e shtyu për një javë rishqyrtimin e çështjes së heqjes së imunitetit të deputetit, ish-Kryeministrit të vendit Petr Neças, të akuzar për korrupsion.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31