×
Egjipti, Shtator 2013

Gjykata egjiptiane mori vendimin për ndalimin e veprimtarisë së organizatës fetaro-politike "Vëllazëria Myslimane" në territorin e vendit.

Situata në destinacionet turistike egjiptiane mbetet e qetë, njoftoi Drejtoresha e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë Maja Llomidze.

Në Kajro u ndërpre qarkullimi i trenave në metro, menjëherë pasi dy bomba u gjetën në një nga stacionet, njoftoi zëdhënësi i policisë.

Forcat egjiptiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me grupe të armatosura gjatë një operacioni në periferi të Kajros, njoftuan mediat lokale.

Në Egjipt mbështetësit e Presidentit të rrëzuar, Mohammed Mursi, u bëjnë thirrje bashkëkombasve që më 19 shtator të fikin telefonat e tyre celularë.

Gjykata e Egjiptit la në fuqi vendimin e autoriteteve të vendit për konfiskimin e fondeve të liderëve supreme të Lëvizjes "Vëllazëria Muslimane", njoftoi një burim në gjykatë.

Rusia është e interesuar për stabilitetin në Egjipt dhe në rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim në Moskë me homologun e tij egjiptian Nabil Fahmi.

Në Egjipt, në Gadishullin e Sinait, pranë një autobusi të policisë shpërtheu një bombë e vendosur anës rrugës.

Ushtria egjiptiane filloi sot një operacion të ri antiterrorist në Gadishullin e Sinait, helikopterët sulmuan bazat e militantëve afër kufirit me Rripin e Gazës.

Pranë ndërtesës së selisë të shërbimeve të zbulimit në Gadishullin Sinai të Egjiptit, shpërtheu një makinë e minuar.

Ushtria egjiptiane vazhdon të kryejë operacione kundër ekstremistëve në veri të Gadishullit të Sinait, njoftuan të martën mediat lokale.

Autoritetet egjiptiane vendosën të privojnë Lëvizjen "Vëllazëria Myslimane" nga statusi i organizatës jofitimprurëse, njofton gazeta lokale "Al-Akbar".

Më 5 shtator në Kajro është kryer një atentat në marrëdhënie me Kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Egjiptit, Mohammed Ibrahim.

Gjykata në Egjipt urdhëroi ndërprerjen e punës së 4 kanaleve televizive, duke përfshirë edhe përfaqësinë e televizionit "Al Jazeera" në vend.

Kompania egjiptiane e hekurudhave vendosi të mos rifillojë qarkullimin e trenave deri të mërkurën për arsye sigurie.

Qeveria e përkohshme e Egjiptit, e vendosur në drejtimin e pushtetit nga ushtria, bëri publike një listë prej 50 personash, të cilët do të duhet të zhvillojnë ndryshimet në Kushtetutën e vendit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
7
8
9
12
14
15
21
22
24
25
26
27
28
29
30