×
Egjipti, 21 gusht 2013

Bashkimi Evropian do të rishikojë programet e ndihmës financiare dhe ekonomike për Egjiptin. Një vendim i tillë u morr ditën e mërkurë në Bruksel nga ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, njoftoi Liderja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Gjykata në Egjipt ditën e mërkurë urdhëroi lirimin e ish-Presidentit, Hosni Mubarak, pasi atij iu hoqën një sërë akuzash. Por ai do të mbetet në burg edhe për 48 orë, pasi gjatë kësaj kohe Prokuroria mund të apelojë vendimin e gjykatës.

Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh se deklaratat e Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan lidhur me përfshirjen e Izraelit në përmbysjen nga pushteti në Egjipt të Presidentit Mohammed Mursi dhe në krizën që ka kapluar në tërësi Republikën Arabe të Egjiptit, janë "marrëzi absolute" dhe "nuk përfaqësojnë asgjë në vetvete".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
13
17
18
24
25
26
27
28
31