×
Egjipti, 16 gusht 2013

Mbështetësit e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga ushtarakët, Mohammed Mursi, ndërmorrën përpjekjen për të sulmuar Sheshin qendror të Kajros, Tahrir.

15 oficerë të policisë janë vrarë në Egjipt në përleshjet me mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, të cilët dolën në mitingjet antiqeveritare me thirrjen e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", njofton kanali televiziv "Al Arabiya".

Numri i viktimave të përleshjeve midis islamistëve dhe efektivëve të forcave të sigurisë në kryeqytetin egjiptian Kajro ka arritur në 50 vetë, njofton Agjencia Reuters me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit.

Të paktën 5 persona humbën jetën në përleshjet e reja në Egjipt, njoftojnë mediat vendase.

Trazirat në qytetet e mëdha të Egjiptit nuk kanë prekur zonat turistike të vendit - situata atje mbetet e qetë, njoftuan për Agjencinë "RIA Lajmet" qytetarët rusë që pushojnë aktualisht në resortet Hurghada dhe Sharm el-Sheikh.

Turistët rusë po vazhdojnë të kalojnë pushimet në Egjipt. Përleshjet e përgjakshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e vendit nuk patën ndonjë efekt të ndjeshëm në jetën e resorteve bregdetare. Ndërkohë, evakuimi i shtetasve të huaj nga Egjipti tashmë filloi.

22 kisha të krishtere, duke përfshirë edhe 7 kisha katolike, u shkatërruan në Egjipt gjatë trazirave që kanë përfshirë vendin në dy ditët e fundit, njoftoi Radio e Vatikanit.

Operatorët turistikë rusë kanë filluar të korrektojnë planet e tyre lidhur me dërgimin e turistëve rusë në Egjipt, njoftoi sot Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve turistikë rusë, Maja Llomidze.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të mendimit se në Egjipt i duhet dhënë fund dhunës dhe të fillojë domosdoshmërisht procesi i pajtimit kombëtar, deklaroi të enjten Përfaqësuesja e Përhershme e Argjentinës në këtë organizatë Maria Christina Perceval, e cila kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në muajin gusht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
13
17
18
24
25
26
27
28
31