×
Egjipti, 15 gusht 2013

Viktima të trazirave në Egjipt po bëhen jo vetëm njerëzit por edhe vlerat kulturore. Protestuesit kanë filluar të djegin kishat e krishtere dhe tentuan tashmë të grabisin Muzeun Kombëtar në Aleksandri. Burimi kryesor i të ardhurave të Egjiptit - turizmi - gjithashtu ndodhet tani nën një goditje serioze: qeveritë e disa vendeve evropiane u kanë rekomanduar qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë atje.

Bota, viktimat, policia, turizmi, Egjipti, trazira, objekte të trashëgimisë kulturore

Autoritetet amerikane kanë ndërmend të vazhdojnë marrëdhëniet me qeverinë egjiptiane, deklaroi të enjten Presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Presidenti amerikan Barack Obama anuloi stërvitjet e përbashkëta ushtarake "Bright star" për shkak të valës së dhunës që ka përfshirë vendin.

Mbajtja nën arrest e Presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Mursi, u zgjat edhe me 30 ditë, njoftoi sot Agjencia zyrtare e lajmeve "MENA".

Egjipti, në këtë kohë tejet të vështirë për vendin, shpreson në ndihmën nga ana e Rusisë, deklaroi sot Kreu i shërbimit për shtyp i Ambasadës së Republikës Arabe të Egjiptit në Moskë, İzzeddin Shaheen.

Përleshjet mes demonstruesve dhe policisë, të cilat ndodhën ditën e mërkurë në Egjipt, sipas të dhënave të fundit, kanë çuar në vdekjen e 525 njerëzve, njoftojnë në Ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Në Egjipt persona të armatosur sulmuan grupin e xhirimit të gazetarëve të kanalit televiziv "Russia 24" gjatë udhëtimit të tyre nga aeroporti për në hotel.

Lëvizja egjiptiane "Vëllazëria Myslimane" të enjten pasdite ka ndërmend të organizojë një demonstratë në Kajro, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe vepron ora e shtetrrethimit, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes.

Administrata e SHBA-së doli me një ​​dënim të ashpër të përdorimit të dhunës ndaj demonstruesve në Egjipt.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
13
17
18
24
25
26
27
28
31