×
Egjipti, 14 gusht 2013

Presidenti i përkohshëm i Egjiptit Adly Mansour shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për një afat kohor një mujor.

Të mërkurën fotokorrespondenti i kanalit televiziv britanik Sky News Michael Douglas u bë viktimë e trazirave në Kajro, njoftuan mediat egjiptiane, duke iu referuar informacionit të marrë nga mjekët.

Bashkëpunëtorët e forcave egjiptiane të sigurisë arrestuan ditën e mërkurë disa nga liderët e "Vëllazërisë Myslimane", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit.

Në orët e ardhshme në Kajro dhe në qytete të tjera egjiptiane mund të vendoset shtetrrethimi.

Mbi 100 vetë humbën jetën si rezultat i shpërndarjes së kampeve të përkrahësve të Presidentit të rrëzuar të vendit, Mohammed Mursi, në Kajro më 14 gusht.

Efektivët e policisë egjiptiane filluan të mërkurën në mëngjes në Kajro shpërndarjen e demonstruesve, të cilët mbështesin Presidentin e rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi.

Një shpërthim ndodhi ditën e mërkurë në Kajro pranë hyrjes në kopshtin zoologjik të qytetit, njofton televizioni lokal.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
13
17
18
24
25
26
27
28
31