×
Egjipti, Shkurt 2013
Në Egjipt Fronti opozitar i Shpëtimit Kombëtar shpalli mbi bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për në 22 prill.
2 turistë dhe piloti i balonës, e cila u rrëzua në Luginën e Mbretërve (Luxor) në jug të Egjiptit, i mbijetuan tragjedisë. Personat e mbijetuar u dërguan në një spital në Kajro.
Një balonë me turistë të huaj u rrëzua ditën e martë në Luginën e Mbretërve në Egjipt, të paktën 19 prej tyre gjetën vdekjen, njoftuan autoritetet lokale.
Dhoma e Lartë e parlamentit të Egjiptit miratoi të gjitha amendamentet në ligjin e ri mbi zgjedhjet, në përputhje me kërkesën e Gjykatës së Lartë Kushtetuese të vendit, njoftoi Kryetari i Dhomës Ahmed Fahmy.
Situata fort e tensionuar në Egjipt nuk është e favorshme për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare në vend. Për këtë deklaroi në një intervistë me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Ambasadori rus në Egjipt, Sergei Kirpiçenko. Sipas fjalëve të tij, për autoritetet e reja zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare do të jetë një test i ri kyç.
Të premten në Kajro dhe qytete të tjera egjiptiane po zhvillohen protesta kundër Presidentit të egjiptit Mohammed Mursi, në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e 38 partive opozitare lokale, njoftojnë mediat vendase.
Egjipti dhe forcat e tij të armatosura do t’i mbeten besnike Traktatit të paqes të nënshkruar me Izraelin në vitin 1979. Kjo u deklarua nga Ministri egjiptian i Mbrojtjes, gjenerali Abdel Fattah Al-Sissi.
Shefi i Pentagonit, i cili është drejt largimit nga posti i tij, Leon Panetta dhe homologu i
Kryetari i Administratës Palestineze Mahmoud Abbas më 6 shkurt u takua në Kajro me Presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad. Ata mbërritën në Egjipt për pjesëmarrje në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, i cili ndodhet me një vizitë zyrtare në Egjipt, u sulmua në Kajro. Kjo u njoftua mbrëmjen e së martës, më 5 shkurt, nga kanali televiziv "Al Arabiya".
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad mbërriti me një vizitë zyrtare në Egjipt. Në Kajro ai u prit nga Presidenti Mohammed Mursi. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi iranian në Egjipt që nga viti 1979, kur ndodhi Revolucioni Islamik në Iran.
Mijëra përkrahës të opozitës egjiptiane po protestojnë në të gjithë vendin kundër Presidentit Mohammed Mursi, njoftojnë ditën e premte mediat lokale.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
4
7
9
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
25
27
28