×
Egjipti, 2013

Kryeministri i Egjiptit Hazem Al Beblawi e shpalli lëvizjen "Vëllazëria Myslimane" organizatë terroriste.

Në Egjipt ndodhi një shpërthim i fuqishëm para godinës së një stacioni policie në qytetin e Mansoura, në veri të Kajros. Si rezultat, janë vrarë të paktën 14 njerëz, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Në vitin 2014 harta e botës do të ndryshojë, kurse Rusia do të ketë një ndikim më të madh se sa Amerika dhe Kina në botë. Arabinë Saudite në të ardhmen e afërt e pret një përmbytje e madhe. Këto janë vetëm disa nga parashikimet që janë bërë në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" nga egjiptiania e njohur Joy Ayyad.

Partia radikale egjiptiane "Vëllazëria Myslimane", lideri i së cilës Mohammed Mursi u rrëzua prej ushtrisë nga posti i Presidentit të Egjiptit në korrik të vitit 2013, do të hapë përfaqësitë e veta zyrtare në mbarë botën.

Si pasojë e përplasjes së një treni udhëtarësh me një mikrobus në Egjipt më 18 nëntor humbën jetën më shumë se 20 persona.

Rusia ka ndërmend të zhvillojë me Egjiptin marrëdhëniet në fushën ushtarake dhe të rrisë intensitetin e kontakteve dypalëshe, njoftoi ditën e enjte Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Egjiptit, Gjeneral-kolonelin Abdul Fatah Khalil Al-Sisi.

Presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, deklaroi të mërkurën se ushtarakët, të cilët e kapën atë, kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, duke vënë në dukje se ata e kanë rrëmbyer atë.

Egjipti është i hapur për bashkëpunim me Rusinë në të gjitha fushat dhe kërkon ta shtrijë atë edhe në sferën tekniko-ushtarake.

Sot në Egjipt u anulua regjimi veprues i gjendjes së jashtëzakonshme.

Kajro po merr në konsideratë mundësinë e blerjes së armëve ruse, deklaroi Ministri i Jashtëm egjiptian, Nabil Fahmi, në një intervistë për kanalin televiziv "Russia Today".

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Human Rights Watch" (HRW) njofton mbi ndalimin në Egjipt të më shumë se 1.500 refugjatëve sirianë, shumicën e të cilëve autoritetet egjiptiane i kanë detyruar të kthehen në Siri.

Rusia është e interesuar për furnizimin e armëve në Egjipt, çështja varet vetëm nga aftësia e këtij vendi për të paguar, njoftoi ditën e premte përfaqësuesi i "Rosoboronexport", duke komentuar njoftimet mbi faktin se kontratat e mbrojtjes me vlerë më shumë se 4 miliardë $ do të diskutohen javën e ardhshme gjatë vizitës së Ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, në Kajro.

Zgjedhjet parlamentare në Egjipt duhet të mbahen në periudhën shkurt-mars të vitit të ardhshëm, ndërsa ato presidenciale - në fillim të verës, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Nabil Fahmi.

Gjashtë shtetas të huaj u lënduan gjatë një aksidenti rrugor në Egjipt.

Seancat dëgjimore për rastin e Presidentit të Egjiptit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, u shtynë për në 8 janar me lutjen e avokatit të tij, i cili kërkoi më shumë kohë për të studiuar materialet e çështjes.

Presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi u transportua në ndërtesën e Akademisë policore në Kajro, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor ndaj tij dhe 14 anëtarëve të lëvizjes islamiste "Vëllazëria Myslimane".

Forcat egjiptiane të sigurisë janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë para fillimit të gjykimit të presidentit islamist të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi.

Ditën e premte policia egjiptiane arrestoi 60 pjesëmarrës të demonstratës në mbështetje të ish-Presidentit të vendit, Mohammed Mursi, në Aleksandri.

Një fabrikë e madhe për prodhimin e eksplozivëve u zbuluat sot në periferi të Kajros nga bashkëpunëtorët e organeve të zbatimit të ligjit në Egjipt.

Tre persona mbetën të vrarë në periferi të Kajros, pasi burra të maskuar hapën zjarr mbi një ceremoni martese të mbajtur në një kishë kopte.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
5
6
8
9
10
11
12
13
16
17
18
19
20
22
26
27