×
mediat, Dhjetor 2013

Gazeta britanike "The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit" në rang ndërkombëtar.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve "Rusia Sot", e krijuar në bazë të Agjencisë informative RIA Lajmet (RIA Novosti), ka shumë mundësi që para fundit të vitit të fillojë të veprojë si person juridik i pavarur, deklaroi Kreu i Agjencisë Federale për Shtyp dhe Komunikim masiv Mihaill Sesllavinskij (Michael Seslavinsky).

Radiokompania "Zëri i Rusisë" do të vazhdojë transmetimin e vet në kuadër të strukturave të Agjencisë së re informative ndërkombëtare "Rusia Sot", deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Dimitri Kiseljov në takimin e ditës së enjte me kolektivin e radiostacionit.

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi ​​një dekret për themelimin e "Agjencisë ndërkombëtare të informacionit "Rusia Sot", e cila do të përfshijë kompaninë radio transmetuese "Zëri i Rusisë"dhe "Agjencinë informative ndërkombëtare ruse "RIA Novosti" ("RIA Lajmet").

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

"Ukraina rikthehet përsëri në krahët e Rusisë", "BE-ja e ka humbur betejën për Ukrainën", "Putin duartroket" - kështu mund të citohen pafund titujt kryesorë të artikujve të publikuar në mediat çeke, komentet e shumta në forumet në Internetin Çek. Të dielën e kaluar në Pragë u mbajt një tubim në mbështetje të Majdanit ukrainas. Në vështrim të parë do të dukej sikur tema e Ukrainës sot është për çekët pothuajse prioriteti №1.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
3
4
7
8
10
11
12
13
14
15
16
17
18
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30