×
mediat, 2013

Gazeta britanike "The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit" në rang ndërkombëtar.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve "Rusia Sot", e krijuar në bazë të Agjencisë informative RIA Lajmet (RIA Novosti), ka shumë mundësi që para fundit të vitit të fillojë të veprojë si person juridik i pavarur, deklaroi Kreu i Agjencisë Federale për Shtyp dhe Komunikim masiv Mihaill Sesllavinskij (Michael Seslavinsky).

Radiokompania "Zëri i Rusisë" do të vazhdojë transmetimin e vet në kuadër të strukturave të Agjencisë së re informative ndërkombëtare "Rusia Sot", deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Dimitri Kiseljov në takimin e ditës së enjte me kolektivin e radiostacionit.

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi ​​një dekret për themelimin e "Agjencisë ndërkombëtare të informacionit "Rusia Sot", e cila do të përfshijë kompaninë radio transmetuese "Zëri i Rusisë"dhe "Agjencinë informative ndërkombëtare ruse "RIA Novosti" ("RIA Lajmet").

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

"Ukraina rikthehet përsëri në krahët e Rusisë", "BE-ja e ka humbur betejën për Ukrainën", "Putin duartroket" - kështu mund të citohen pafund titujt kryesorë të artikujve të publikuar në mediat çeke, komentet e shumta në forumet në Internetin Çek. Të dielën e kaluar në Pragë u mbajt një tubim në mbështetje të Majdanit ukrainas. Në vështrim të parë do të dukej sikur tema e Ukrainës sot është për çekët pothuajse prioriteti №1.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u bëri thirrje bashkëqytetarëve që të bojkotojnë shtypin borgjez, "i cili mbështet tregtarët e korruptuar që vjedhin".

"Dora e rëndë e Rusisë ushtron presion mbi fqinjët", "Situata në Rusi është fare afër grushtit të shtetit", "Moska duhet të rikonceptojë metodat e politikës së jashtme". Këta janë vetëm disa nga titujt e artikujve të mediave perëndimore të javëve të fundit.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, në një letër të hapur drejtuar gazetarëve fajësoi mediat për nxitjen "e prirjeve kaq të përhapura anti-rome".

Ndalimi dhe arrestimi i aktivistëve të "Greenpeace", të cilët u përpoqën të zbarkojnë në platformën detare të naftës "Prirazllomnaja", ka shkaktuar një polemikë mjaft të bujshme si në vetë Rusi, ashtu dhe jashtë vendit. Një numër i madh ekspertësh e vënë në dyshim altruizmin e kësaj organizate ndërkombëtare.

Sulmi ushtarak i planifikuar mund ta nxjerrë konfliktin përtej kufijve të vendit dhe të shkaktojë një valë të re të terrorizmit, shkroi Presidenti rus Vladimir Putin në një artikull, të botuar në "The New York Times".

Presioni i autoriteteve të Britanisë së Madhe mbi gazetën "The Guardian" për shkak të materialeve të dhëna asaj nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, është një manifestim i "standardeve të dyfishta" në fushën e të drejtave të njeriut, deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Në luftën për vëmendjen e audiencës prej 48 milionë shikuesish të televizionit kabllor të SHBA-së u përfshi edhe kanali i ri televiziv i lajmeve "Al-Jazeera America".

Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa propozoi mbajtjen në vend të një referendumi mbi ndalimin e mediave të shkruara.

Pronarët e gazetës më të madhe amerikane "The New York Times" hodhën poshtë zërat në qarkullim në lidhje me shitjen e mundshme të këtij botimi, njofton ditën e enjte "The Wall Street Journal".

Së paku 7 dyqane të mëdha amerikane nuk do të shesin në pikat e tyre të realizimit të mallrave revistën "Rolling Stone" me foton e Xhohar Carnaevit në kopertinë, i cili kreu sulmet terroriste në Maratonën e Bostonit, njofton kanali televiziv "Fox News".

Bordi drejtues i revistës amerikane “Rolling Stone” shpjegoi vendimin e vet për të publikuar në edicionin e gushtit një artikull mbi jetën e Xhohar Carnaev, i cili akuzohet për organizimin e sulmeve terroriste në Maratonën e Bostonit, dhe për të vënë portretin e tij në kopertinë.

Edward Snowden u dorëzoi mediave arkivin e dokumenteve sekrete para largimit nga Hong Kongu dhe nuk mund të ndikojë në faktin se cilat prej tyre dhe kur do të bëhen publike, njoftoi gazetari i “The Guardian” Glenn Greenwald.

Qendra kryesore e shtypit e Universiadës XXVII Verore Mbarëbotërore filloi punën e vet 24 orë non stop në stadiumin "Kazan Arena".

Mediat kryesore perëndimore, duke publikuar bashkarisht një pjesë të kompromentimit të shërbimeve amerikane të zbulimit të paraqitur nga Edward Snowden, vendosën gjithashtu bashkarisht të hedhin dritë mbi arsyet e fshehta të veprimit të tij. Megjithatë, ekspertët seriozë janë të sigurt se: një person i cili me vetëdije dhe haptas kundërshtoi shërbimet e zbulimit, demonstron një vetëkontroll të hijshëm.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
5
6
9
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30
31