×
manovra ushtarake, Maj 2013
Njësitë raketore të trupave të mbrojtjes ajroro-kozmike i goditën me sukses të gjitha objektivat gjatë qitjeve në poligonin Ashuluk në periferi të Astrahanjit, njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Ushtrisë ruse.
Në stërvitjet "Maple Flag" përveç Kanadasë, marrin pjesë pilotë nga SHBA-ja, Belgjika, Britania e Madhe, Gjermania, Kolumbia, Holanda dhe Singapori. Ukraina, India, Omani, Peruja, Filipinet, Koreja e Jugut, Afrika Jugore dhe Kili kanë dërguar në to vëzhguesit e tyre.
Rusia dhe Kina do të përpunojnë dhe praktikojnë taktikat e bashkëveprimit të njësive të veta ushtarake në rast të ndonjë rreziku që mund t’i kanoset sigurisë së përgjithshme. Manovrat e përbashkëta ushtarake mes dy vendeve do të mbahen në verë ose në vjeshtë të këtij viti. Kjo u njoftua nga Komandanti i Qarkut Ushtarak Qendror të Rusisë, Eugjeni Ustinov.
Rusia dhe vendet e NATO-s do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi për kapjen e objektivave ajrore.
Më 27 maj Ministria e Mbrojtjes e Rusisë vuri në gatishmëri të lartë luftarake trupat e armatosura pas alarmit për zmbrapsjen e një sulmi ajroro-kozmik.
Të hënën Koreja e Veriut realizoi lëshimet e radhës të raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ndërsa gjatë fundjavës së kaluar prej saj u kryen katër lëshime. Stërvitjet 3-ditore të trupave raketore të Koresë së Veriut u vlerësuan në Korenë e Jugut si një provokim. Në përgjigje Seuli vendosi komplekset raketore "Spike" në ishujt kufitarë me Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK).
Koreja e Veriut realizoi lëshimin e një rakete tjetër me rreze të shkurt
Gjatë stërvitjeve ushtarake në Lindjen e Largët të Rusisë ndodhi një seri shpërthimesh.
Komanda tajvaneze njoftoi mbi planet e zhvillimit të stërvitjeve ushtarake 2-ditore në ngushticën Bashi, e cila ndan Tajvanin me Filipinet.
Sipas mendimit të Phenianit, pjesëmarrja e aeroplanmbajtëses bërthamore “Nimitz” (USS Nimitz) në manovrat 3-ditore amerikano-koreanojugore përbën një kërcënim serioz për sigurinë e tij kombëtare. Shumica e ekspertëve, nga ana tjetër, i quajnë veprimet amerikane provokim, i cili mund të ishte shmangur për hir të dominimit të arsyes së shëndoshë dhe shmangies së përshkallëzimit të tensionit.
Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-së filluan stërvitjet 2-javore në Poloni. Për të marrë pjesë në këto manovra në vend mbërritën rreth 150 pilotë amerikanë dhe 6 avionë bombardues "F-16".
Në Detin Barenc dhe në detet norvegjeze kanë filluar tashmë stërvitjet e katërta të përbashkëta ushtarake ruso-norvegjeze të radhës - "Pomor". Nga ana e palës ruse në to është përfshirë anija e madhe anti-nëndetëse "Zëvendës-admirali Kullakov" (russ. “Вице-адмирал Кулаков”), ndërsa nga ajo norvegjeze - fregata “Helge Ingstad”.
Të hënën Uashingtoni dhe Seuli filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare në brigjet e Koresë së Jugut.
Të martën Ushtria Popullore Koreane kërcënoi Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut se do të kundërpërgjigjet në rast të veprimeve armiqësore ndaj saj nga ana e ushtrive të këtyre dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre kanë filluar sot n
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake për praktikimin e kundërpërgjigjes ndaj nëndetëseve. Këto stërvitje ushtarako-detare do të zgjasin deri të premten.
Ushtria izraelite ka thirrur nën armë qindra rezervistë, për të marrë pjesë në manovrat e papritura ushtarake pranë kufirit me Sirinë dhe Libanin.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
2
3
4
5
8
9
10
11
12
16
17
18
19
21
22
23
24
25
26
30
31