×
manovra ushtarake, Janar 2012
Forcat ushtarake detare të Koresë së Jugut filluan sot manovrat në Detin e Verdhë, afërsi të ishullit Enphendo. Stërvitjet ushtarake po zhvillohen me përdorimin e municioneve të vërteta luftarake.
Manovrat ushtarake ruso-indoneziane me pjesëmarrjen e njësisë së anijeve të Flotës së Paqësorit u zhvilluan në Oqeanin Indian.
Koreja e Jugut dhe SHBA do të zgjerojnë fushën e manovrave të përbashkëta ushtarake dhe do të marrin masat për të forcuar mbrojtjen e ishujve në Detin e Verdhë, në afërsi të kufirit detar me Korenë e Veriut.
NATO dhe Rusia miratuan planin e bashkëpunimit ushtarak për vitin 2012. Për këtë njoftoi të mërkurën, pas mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi në nivel të Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm, gjeneral i ushtrisë Nikollai Makarov.
Izraeli dhe SHBA i shtynë stërvitjet e tyre masive ushtarake, të planifikuara për periudhën janar-shkurt, në sferën e mbrojtjes antiraket (MAR).
Forcat Tokësore të Rusisë në vitin 2012 do të marrin pjesë në rreth 70 stërvitje taktike ushtarake ndërkombëtare, njoftoi Zëdhënësi zyrtar i këtye forcave Sergei Vllasov.
Izraeli këtë vit do të rrisë buxhetin e vet ushtarak me 6%, shumë kjo që do të përbëjë gati 780 milionë euro, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Anijet e flotës ruse për herë të parë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake detare Rim of the Pacific (RIMPAC), të cilat do të zhvillohen nga 29 qershori deri më 7 gusht të këtij viti në rajonin e Ishujve Havai.
Izraeli dhe SHBA po përgatiten të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake të një shkalle të paparë deri më sot në sferën e mbrojtjes antiraket.
Komanda e forcave detare të Ushtrisë së Rojeve të Revolucionit Islamik deklaroi sot mbi qëllimin e vet për të zhvilluar në muajin shkurt manovra stërvitore ushtarako-detare në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
4
5
7
8
11
12
13
14
15
17
18
20
21
22
24
25
27
28
29
30
31