×
manovra ushtarake

Para tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani duhet të zbatohet programi për stabilizimin e situatës në vend, deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu (Sergey Shoygu) pas bisedimeve me homologun e tij kazakistanas, Adilbek Xhaksibekov (Adilbek Dzhaksybekov).

Rusia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajonin Euro-Atlantik, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Mario Mauro. Sipas fjalëve të tij, Moska është një partnere strategjike e Romës në sektorin e mbrojtjes.

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta shndërrojë rezidencën presidenciale të Koresë së Jugut në një "det zjarri" në përvjetorin e tretë të bombardimit të ishullit koreanojugor Yeonpyeong pranë kufirit të përbashkët.

Koreja e Jugut do të zhvillojë këtë javë stërvitje ushtarake intensive, të cilat i përkushtohen përvjetorit të tretë të bombardimit të ishullit kufitar të saj prej ushtarakëve koreanoveriorë.

Në Kubë nga data 19-22 nëntor do të zhvillohen stërvitjet më të mëdha ushtarake të 4 viteve të fundit "Bastion 2013", njoftoi shtypi vendas.

Sot anija ruse e patrullimit "Smetlivij", shkatërruesi "Durand de La Penne" si dhe fregata "Espero" të Forcave Ushtarake Detare të Italisë dolën nga porti i Tarantos në detin Jon për zhvillimin e fazës detare të stërvitjeve ushtarake detare ruso-italiane "Ionieks 2013".

Njëkohësisht me zhvillimin në Poloni dhe në brigjet e Balltikut të stërvitjeve strategjike të Forcave të reagimit të shpejtë të NATO-s "Steadfast Jazz", Aleanca e Atlantikut të Veriut filloi përgatitjen për manovrat ushtarake ndërkombëtare që do të mbahen në vitin 2015. Për këtë deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Rreth 20 marinarë humbën jetën gjatë stërvitjeve, të cilat u mbajtën në Korenë e Veriut në tetor, njoftojnë mediat koreanoveriore.

Nën drejtimin e Komandantit Suprem, Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, u zhvillua një kontroll i papritur dhe stërvitjet ushtarake të forcave të frenimit bërthamor, të mbrojtjes ajroro-kozmike, flotës ushtarake dhe aviacionit të largët, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryetarit të shtetit, Dimitri Peskov.

Ushtarakët rusë dhe ata indianë kryen të mërkurën operacionin antiterrorist "Indra-2013" në poligonin indian Mahajan.

Autoritetet e Koresë së Veriut janë kërcënuar të asgjësojnë aeroplanmbajtësen amerikane që ndodhet në afërsi të vendit, duke dënuar fuqishëm stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Këtë javë Forcat Ushtarake Ajrore izraelite zhvilluan stërvitje, gjatë të cilave u krye furnizimi me karburant në ajër i avionëve gjuajtës, thuhet në njoftimin e publikuar të enjten në mbrëmje në faqen zyrtare të Internetit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF - Israel Defence Forces).

Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA-në për "provokim ushtarak" në Gadishullin Korean në vend të garantimit të atmosferës së dialogut.

Në poligonin e ndodhur në rajonin e Çeljabinsk-ut (Chelyabinsk në zonën e Uraleve) filluan stërvitjet paqeruajtëse "Vëllazëria e Pathyeshme-2013" të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (OTSK apo CTSO).

Ushtria e Koresë së Veriut është vënë në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të planeve të Koresë së Jugut për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me SHBA-në.

Në qarkun e Çeljabinskut stërvitjet paqeruajtëse të vendeve anëtare të Organizatës së Marrëveshjes së Sigurisë Kolektive "Vëllazëria e pacënueshme - 2013".

Aeroplanmbajtësja bërthamore "George Washington", kryqëzori "Antietam" dhe shkatërruesi minambajtës "Preble" mbërritën në portin koreanojugor Busan, njoftoi përfaqësuesi i kontigjentit ushtarak amerikan në Korenë e Jugut.

Stërvitjet e dyta të përbashkëta të njësive të forcave speciale ruse dhe amerikane, të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin këtë vjeshtë në periferi të Moskës, u anuluan me kërkesë të palës amerikane.

Ushtria zvicerane zhvilloi stërvitjet ushtarake, gjatë të cilave u përpunua mbrojtja prej një sulmi imagjinar të trupave nga territori i Francës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31