×
burg, Tetor 2013

Në Meksikë të enjten hyjnë në fuqi amendamentet e Kodit Penal, të cilat do të autorizojnë Presidentin e vendit të shpallë pezullimin e vuajtjes së dënimit ose shfuqizimin e plotë të vuajtjes së dënimit për të burgosurit, të drejtat e të cilëve janë shkelur.

Izraeli liroi grupin e dytë të të burgosurve palestinezë prej 26 personash. Marrëveshja me Administratën Palestineze për lirimin e tyre nga burgu u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Qeveria izraelite do të lirojë edhe 26 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjeve të arrituara më parë për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Gjykata gjermane dënoi me 3 muaj heqje lirie Peter Fitzek, i cili e shpalli veten mbret të Gjermanisë Ri - vendin e panjohur të krijuar nga ai në territorin Sachxen-Anhalt.

Redaksia e "Zërit të Rusisë" mori një letër nga e veja e Muammar Gaddafit, Znj. Safia Farkash. Në redaksinë e Radiokompanisë letrën e dorëzoi motra e saj - Znj. Fatima Farkash.

Qindra njerëz kanë humbur jetën në burgjet nigeriane gjatë operacionit ushtarak kundër islamistëve, njoftoi organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International.

Gjykatësi e la nën arrest liderin e partisë greke të ekstremit të djathtë "Agimi i Artë" Nikos Mihaloliakos, të akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale.

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar faktin e përdorimit të torturës në burgjet e Libisë dhe kanë regjistruar 27 raste vdekje të shkaktuar nga tortura, që nga fundi i vitit 2011, njoftuan ditën e martë në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Misionit të Mbështetjes së OKB-së në Libi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
29