×
burg, 2013

Delegacioni i Rusisë ka ndërmend të vizitojë më 17 janar burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë për t'u takuar me të burgosurin rus Ravil Mingazov, i cili mbahet i ngujuar atje që prej më shumë se 10 vjetësh, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit Konstantin Dollgov.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi kërkesën e Polonisë për të zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit, seancat dëgjimore gjyqësore të planifikuara më 3 dhjetor lidhur me çështjen e burgjeve sekrete të CIA-s.

Mjekët amerikanë kanë shpikur tortura të reja për të burgosurit, që mbahen të ngujuar në burgjet e fshehta speciale të SHBA-së, si dhe kanë marrë pjesë në talljet e rënda dhe ushtrimin e dhunës ndaj terroristëve të dyshuar. Kjo u bë e njohur nga raporti i Komisionit të pavarur për profesionalizmin mjekësor (The independent Commission on medical professionalism).

Biznesmeni rus Viktor But, i dënuar në SHBA me 25 vjet heqje lirie, do të tërheqë apelimin e bërë kundër aktdënimit të vet, njoftoi gruaja e tij.

Kampioni olimpik në not, qytetari kinez Sun Yang, do të kalojë 7 ditë në burg për ngarje të makinës pa patentë.

Mjekët e Ushtrisë amerikane kanë sanksionuar torturimin e terroristëve të dyshuar në burgjet ushtarake amerikane, si dhe kanë marrë pjesë personalisht në to, në kundërshtim me parimet e etikës mjekësore, thuhet në raportin e Komisionit të pavarur mbi Profesionalizmin Mjekësor.

Në Meksikë të enjten hyjnë në fuqi amendamentet e Kodit Penal, të cilat do të autorizojnë Presidentin e vendit të shpallë pezullimin e vuajtjes së dënimit ose shfuqizimin e plotë të vuajtjes së dënimit për të burgosurit, të drejtat e të cilëve janë shkelur.

Izraeli liroi grupin e dytë të të burgosurve palestinezë prej 26 personash. Marrëveshja me Administratën Palestineze për lirimin e tyre nga burgu u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Qeveria izraelite do të lirojë edhe 26 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjeve të arrituara më parë për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Gjykata gjermane dënoi me 3 muaj heqje lirie Peter Fitzek, i cili e shpalli veten mbret të Gjermanisë Ri - vendin e panjohur të krijuar nga ai në territorin Sachxen-Anhalt.

Redaksia e "Zërit të Rusisë" mori një letër nga e veja e Muammar Gaddafit, Znj. Safia Farkash. Në redaksinë e Radiokompanisë letrën e dorëzoi motra e saj - Znj. Fatima Farkash.

Qindra njerëz kanë humbur jetën në burgjet nigeriane gjatë operacionit ushtarak kundër islamistëve, njoftoi organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International.

Gjykatësi e la nën arrest liderin e partisë greke të ekstremit të djathtë "Agimi i Artë" Nikos Mihaloliakos, të akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale.

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar faktin e përdorimit të torturës në burgjet e Libisë dhe kanë regjistruar 27 raste vdekje të shkaktuar nga tortura, që nga fundi i vitit 2011, njoftuan ditën e martë në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Misionit të Mbështetjes së OKB-së në Libi.

Presidenti kilian Sebastian Pinera urdhëroi mbylljen e burgut me pishina, kopshte dhe vende për barbecue, në të cilin dhjetë ish-bashkëpunëtщrë të diktatorit Augusto Pinoçet po vuajnë dënimin për vrasje, tortura dhe krime të tjera.

Të paktën 16 persona humbën jetën gjatë trazirave të të burgosurve në një burg në Venezuelë, njoftojnë ditën e mërkurë autoritetet lokale.

Një helikopter ushtarak me ish-Presidentin egjiptian Hosni Mubarak në bord fluturoi përtej territorit të burgut të Kajros Tora.

Gjykata në Egjipt ditën e mërkurë urdhëroi lirimin e ish-Presidentit, Hosni Mubarak, pasi atij iu hoqën një sërë akuzash. Por ai do të mbetet në burg edhe për 48 orë, pasi gjatë kësaj kohe Prokuroria mund të apelojë vendimin e gjykatës.

Rreth 250 të burgosur, duke përfshirë edhe 30 militantë, u arratisën nga burgu në veriperëndim të Pakistanit pas sulmimit të tij prej talebanëve, njoftojnë autoritetet lokale.

Presidenti i Egjiptit i rrëzuar nga pushteti prej ushtarakëve, Mohammed Mursi, është transferuar në burgun Tora në periferi të Kajros, menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi arrestimin e tij për 15 ditë në bazë të aktakuzave të lidhura me disa çështje, njoftoi një portal lokal lajmesh.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
10
12
13
14
15
17
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31