×
Italia

Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano pranoi dorëheqjen e Kryeministrit Enrico Letta, njoftohet në raportin zyrtar të Pallatit Kuirinale.

Procesi i ri gjyqësor kundër ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi filloi të martën në Napoli. Këtë herë ai akuzohet për dhënie ryshfeti senatorëve në vitin 2007 me qëllim të minimit të pozitave të qeverisë së Romano Prodi.

Shirat e mëdha dhe të rrëmbyera kanë krijuar kaos në disa skaje të Evropës. Në Itali dhe Francë kanë paralajmëruar mbi kërcënimin e përmbytjeve.

Rusia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajonin Euro-Atlantik, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Mario Mauro. Sipas fjalëve të tij, Moska është një partnere strategjike e Romës në sektorin e mbrojtjes.

Në qytetin italian të Rieti, 100 km nga Roma, një murgeshë e re e manastirit lokal lindi një fëmijë. Djalin e quajtën Françesk në nder të Papës së Romës - Françeskut. Mbi babanë e foshnjës nuk dihet asgjë.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka përhapur paralajmërimin për banorët e pjesës veriore të vendit në lidhje me migrimin e derrave të egër radioaktivë.

Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni këtë vit hoqi dorë nga bërja e dhuratave tradicionale të Krishtlindjeve anëtarëve të partisë politike të kryesuar prej tij, njofton gazeta "Corriere della Sera".

Sot në Romë po mbahen protesta masive kundër politikës ekonomike të qeverisë, e cila çoi në rritjen e theksuar të papunësisë në vend. Për të siguruar ruajtjen e rendin në rrugë kanë dalë rreth 1.500 policë.

Italia do të vërë në dispozicion një nga portet e veta për ruajtjen e përkohshme të armëve kimike të transportuara nga Siria.

Aktorja italiane Ornella Muti ka dy ëndrra në jetën e saj - të marrë pasaportën ruse dhe të luajë në një film rus.

Mbështetësit e ish-Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, u mblodhën përpara rezidencës së tij në Romë në një demonstratë në shenjë proteste kundër votimit në Senat në lidhje me çështjen e përjashtimit të tij nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Senati italian të mërkurën, më 27 nëntor, votoi pro heqjes së kompetencave parlamentare ish-Kryeministrit të vendit Silvio Berlusconi.

Konsultimet ndërshtetërore ruso-italiane me pjesëmarrjen e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Kryeministrit të Italisë Enrico Letta filluan në godinën e Prefekturës së Triestes.

Presidenti Vladimir Putin në kuadër të vizitës së tij dy-ditore në Itali u takua më 25 nëntor me Papa Françeskun, Presidentin e Republikës Giorgio Napolitano dhe të Dërguarin e posaçëm të OKB-së për rajonin e Sahel të Afrikës, Romano Prodi. Vizita e Udhëheqësit rus në Itali ka ngjallur një interes mjaft të madh që para fillimit të saj.

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mohoi kategorikisht thashethemet në lidhje me dhënien e mundshme të shtetësisë ruse ish-Kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi. 

Protesta në Romë kundër ndërtimit të linjës hekurudhore së shpejtësisë së lartë, e cila do të lidhë qytetin italian të Torinos me atë francez të Lyon-it, përshkallëzoi në përleshje të dhunshme me policinë. Shtatë policë u plagosën.

Qeveria e Indisë vendosi të prishë kontratën me kompaninë "Agusta Westland" (filial i grupit industrial italian "Finmeccanica") në sfondin e hetimit në vazhdim të çështjes që ka të bëjë me mitmarrjen për nënshkrimin e saj.

Numri i viktimave nga përmbytjet në ishullin italian të Sardenjës arriti në 16 persona.

Në ishullin italian të Sardenjës, ku 17 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, njoftoi kanali televiziv "RaiNews24".

Së paku nëntë vetë gjetën vdekjen si rezultat i stuhisë së tërbuar dhe përmbytjes në ishullin e Sardenjës, deklarojnë autoritetet lokale.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30