×
konfrontimi

Deputeti nga partia opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") Andrei Sençenko ka njoftuar, me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit, se Komandanti i trupave të Brendshme, gjenerali Shuljak, dha urdhër për t’u shpërndarë ushtarëve fishekë të vërtetë luftarakë, dhe, në qoftë se ndonjëri prej luftëtarëve do të përplaset apo do të bjerë pranë turmës, atëhere ushtarëve u lejohet të hapin zjarr me armë kundër mësymësve për likuidim fizik.

Mijëra protestues janë nisur për të rrethuar Verhovna Rada (parlamentin e vendit). Në rajonin e përqendrimit të godinave të qeverisë po ndodhin përleshje. Policia ka vënë në përdorim gazin lotsjellës dhe granatat tymuese.

Në Kiev pjesëmarrësit e "EvroMajdanit" kanë bllokuar gjithë rajonin e godinave qeveritare: janë ngritur barrikada rreth ndërtesave të Kabinetit të ministrave, Administratës presidenciale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Verhovna Rada (Parlamentit). Protestuesit rrëzuan nga piedestali statujën e Leninit në qendër të qytetit, zhgarravitën memorialin e ngritur për nder të pjesëmarrësve të Kryengritjes së vitit 1918 si dhe bastisën e shkatërruan një dyqan.

Së paku 2 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre dy ditëve të fundit në përleshjet e armatosura midis përkrahësve të Muammar Gaddafi dhe forcave qeveritare në Libi, njofton British Broadcasting BBC.
Opozitarët sirianë sulmuan kompleksin e godinave të Zbulimit (Inteligjencës) të Forcave Ajrore në Damask.
Qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Rusisë aktualisht është
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30