×
Siberia, Dhjetor 2011
Në Republikën Tuva (e cila ndodhet në Siberinë jugore), në lidhje me tërmetin e fuqishëm që ra, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Fuqia e tërmetit, që ra të martën, ishte 6.7 ballë sipas shkallës Rihter.
Në Jakuti (Yakuti-Siberi) në temperatura shumë të ulëta kaloi testimin aeroplani i ri
Në hidrocentralin Sajano-Shushenskaja (Siberi jugore) u vu në shfrytëzim një hidro-agregat i ri. Në ceremoninë e lançimit të tij ishte i pranishëm edhe Kryeministri rus Vladimir Putin.
Në aeroportin e qytetin Krasnojarsk bëri sot një ulje emergjente avioni ATR 42 me 33 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit në bord. Aeroplani i kompanisë ajrore ruse “Taimir” po kryente fluturimin nga Krasnojarsku në Severo-Jeniseisk (Siberi).
Dy persona gjetën vdekjen dhe një tjetër u lëndua si rezultat i zjarrit që shpërtheu në akullthyesen bërthamore “Vaigaç” («Вайгач») në grykë-derdhjen e lumit Yenisei.
Uzina më e madhe në botë për prodhimin e litium-jon akumulatorëve (baterive) të fuqishëm u hap në rajonin Novosibirsk (Siberi).
Në fshatin rus Ojmjakon në Siberi sonte natën temperatura ra deri në -53 grad
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2011
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2011
1
2
3
4
5
7
9
10
11
12
13
14
16
17
18
20
21
22
23
24
25
26
27
29
30
31