×
turizmi, Gusht 2013

Shuma e parave të shpenzuara nga qytetarët rusë për të udhëtuar jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit 2013 u rrit me 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së.

Qeveria e Koresë së Veriut "do të ndërmarrë hapa praktikë për të tërhequr turistët e huaj në vend", në veçanti, do të rikonstruktojë hotelet e mëdha në Phenian, në mënyrë që ata "të kenë nivelin e shërbimit që ofrohet në mbarë botën", u thanë gazetarëve në një agjenci ndërkombëtare të turizmit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut.

Qeveria e Zimbabves ka propozuar projektin e ndërtimit të "Disneyland-it Afrikan" në afërsi të njërit prej atraksioneve kryesore të jugut të Afrikës - ujëvarës Victoria.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe Mauritanisë do të fillojnë më 1 nëntor, njofton ditën e premte faqja e Internetit e Ministrisë së Turizmit të Rusisë.

Trazirat në qytetet e mëdha të Egjiptit nuk kanë prekur zonat turistike të vendit - situata atje mbetet e qetë, njoftuan për Agjencinë "RIA Lajmet" qytetarët rusë që pushojnë aktualisht në resortet Hurghada dhe Sharm el-Sheikh.

Turistët rusë po vazhdojnë të kalojnë pushimet në Egjipt. Përleshjet e përgjakshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e vendit nuk patën ndonjë efekt të ndjeshëm në jetën e resorteve bregdetare. Ndërkohë, evakuimi i shtetasve të huaj nga Egjipti tashmë filloi.

Operatorët turistikë rusë kanë filluar të korrektojnë planet e tyre lidhur me dërgimin e turistëve rusë në Egjipt, njoftoi sot Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve turistikë rusë, Maja Llomidze.

Viktima të trazirave në Egjipt po bëhen jo vetëm njerëzit por edhe vlerat kulturore. Protestuesit kanë filluar të djegin kishat e krishtere dhe tentuan tashmë të grabisin Muzeun Kombëtar në Aleksandri. Burimi kryesor i të ardhurave të Egjiptit - turizmi - gjithashtu ndodhet tani nën një goditje serioze: qeveritë e disa vendeve evropiane u kanë rekomanduar qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë atje.

Bota, viktimat, policia, turizmi, Egjipti, trazira, objekte të trashëgimisë kulturore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin udhëzoi qeverinë që deri më 1 nëntor të dorëzojë propozimet për thjeshtësimin e procedurës dhe reduktimin e afateve të dhënies së vizave ruse për turistët e huaj, si dhe të shqyrtojë çështjen e zhvillimit të një mjedisi turistik të mundshëm dhe të rehatshëm.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
17
18
19
20
21
22
24
25
26
29
31