×
turizmi

Gjatë zhvillimit të Olimpiadës Dimërore qytetin Soçi do ta vizitojnë më shumë se 400.000 turistë. Me qëllim që mysafirët e Olimpiadës të mos mbeten të uritur, në qytet janë hapur më shumë se një mijë pika ushqimore. Se me çfarë i ushqejnë pjesëmarrësit dhe mysafirët e Lojrave Olimpike në Soçi, tregon korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Situata në destinacionet turistike egjiptiane mbetet e qetë, njoftoi Drejtoresha e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë Maja Llomidze.

11 aeroporte në rajonet ruse, të cilët janë prioritarë për zhvillimin e turizmit, mund të fitojnë të drejtën të pranojnë pa viza për 72-orë tranzit udhëtarët e huaj, njoftoi Zëvendësministrja e Kulturës, Alla Manillova.

"Anën e panjohur të Barcelonës" turistëve ua kanë premtuar t’ua tregojnë operatorët turistikë të kryeqytetit të Katalonjës.

Shuma e parave të shpenzuara nga qytetarët rusë për të udhëtuar jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit 2013 u rrit me 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së.

Qeveria e Koresë së Veriut "do të ndërmarrë hapa praktikë për të tërhequr turistët e huaj në vend", në veçanti, do të rikonstruktojë hotelet e mëdha në Phenian, në mënyrë që ata "të kenë nivelin e shërbimit që ofrohet në mbarë botën", u thanë gazetarëve në një agjenci ndërkombëtare të turizmit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut.

Qeveria e Zimbabves ka propozuar projektin e ndërtimit të "Disneyland-it Afrikan" në afërsi të njërit prej atraksioneve kryesore të jugut të Afrikës - ujëvarës Victoria.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe Mauritanisë do të fillojnë më 1 nëntor, njofton ditën e premte faqja e Internetit e Ministrisë së Turizmit të Rusisë.

Trazirat në qytetet e mëdha të Egjiptit nuk kanë prekur zonat turistike të vendit - situata atje mbetet e qetë, njoftuan për Agjencinë "RIA Lajmet" qytetarët rusë që pushojnë aktualisht në resortet Hurghada dhe Sharm el-Sheikh.

Turistët rusë po vazhdojnë të kalojnë pushimet në Egjipt. Përleshjet e përgjakshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e vendit nuk patën ndonjë efekt të ndjeshëm në jetën e resorteve bregdetare. Ndërkohë, evakuimi i shtetasve të huaj nga Egjipti tashmë filloi.

Operatorët turistikë rusë kanë filluar të korrektojnë planet e tyre lidhur me dërgimin e turistëve rusë në Egjipt, njoftoi sot Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve turistikë rusë, Maja Llomidze.

Viktima të trazirave në Egjipt po bëhen jo vetëm njerëzit por edhe vlerat kulturore. Protestuesit kanë filluar të djegin kishat e krishtere dhe tentuan tashmë të grabisin Muzeun Kombëtar në Aleksandri. Burimi kryesor i të ardhurave të Egjiptit - turizmi - gjithashtu ndodhet tani nën një goditje serioze: qeveritë e disa vendeve evropiane u kanë rekomanduar qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë atje.

Bota, viktimat, policia, turizmi, Egjipti, trazira, objekte të trashëgimisë kulturore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin udhëzoi qeverinë që deri më 1 nëntor të dorëzojë propozimet për thjeshtësimin e procedurës dhe reduktimin e afateve të dhënies së vizave ruse për turistët e huaj, si dhe të shqyrtojë çështjen e zhvillimit të një mjedisi turistik të mundshëm dhe të rehatshëm.

Njolla e naftës, e krijuar si rezultat i derdhjes së naftës së papërpunuar (bruto) në Detin e Kinës Jugore, ka arritur tashmë në një nga plazhet e ishullit turistik Samet në Gjirin e Tajlandës.

Qyteti Gdansk i Polonisë po fiton popullaritet të madh midis turistëve rusë pas heqjes së vizave ndërmjet rajoneve kufitare të Rusisë dhe Polonisë, njoftoi Kryetari i Bashkisë i qytetit, Pavel Adamoviç.

Pasi më 1 prill të këtij viti Kroacia vendosi regjimin e vizave për shtetasit rusë (mbasi u anëtarësua në BE), republika u vizitua nga 20% më pak turistë rusë në krahasim me vitin e kaluar.

Koreja e Veriut ka ndërmend të invenstojë 1 milion $ në bujqësi në rajonin e Primorjes, në radhë të parë, për përpunimin e sojës dhe misrit.
Në kompleksin turistik të skive malore "Roza Hutor", që shtrihet në rrethinat e fshatit Krasnaja Poljana në Soçi, në të cilin do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014, sot hapet sezoni i parë turistik veror.
Fluksi turistik ndërkombëtar në vitin 2012 u rrit me 3.8%, duke arritur shifrë
Koreja e Veriut po ndërton kompleksin e parë turistik për ski malore, inaugurimi i të cilit planifikohet për këtë vit. Kjo sipërfaqe llogaritet të jetë disa qindra mijëra metra katrore.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30