×
WikiLeaks, Gusht 2013

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Sot gjykata ushtarake amerikane në Fort Meade do t’i shpallë aktgjykimin ushtarit amerikan Bradley Manning. Ish ushtari i thjeshtë Manning ishte informanti kryesor i website “WikiLeaks”. Prokurori ushtarak kërkon dënimin e të pandehurit në bazë të 20 aktakuzave me 60 vjet heqje lirie. Dënimi maksimal, me të cilin mund të përballet ai, është 90 vjet burg. Avokatët tashmë kanë deklaruar se ky është një dënim jashtëzakonisht kohëgjatë dhe se ata do ta apelojnë atë.

Ditën e mërkurë gjykata ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënoi informatorin e "WikiLeaks", ushtarin 25-vjeçar të ushtrisë amerikane, Bradley Manning, me 35 vjet burg.

Themeluesi i site "WikiLeaks" Julian Assange përgënjeshtroi zërat në qarkullim se ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden është marrë në pyetje nga shërbimet ruse të sigurisë gjatë qëndrimit të tij në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës, njofton gazeta australiane "Age".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
22
24
25
26
27
28
29
30
31