×
WikiLeaks

Në rrjet u shfaq një faqe Interneti në mbështetje të ish-oficerit të shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden. 

Serveri i faqes së Internetit "Wikileaks", në të cilin ruheshin dokumentet sekrete të SHBA-së, u shit ditën e enjte në ankandin e Internetit eBay për 33 mijë $.

Informatori i organizatës WikiLeaks Bradley Manning në një apel drejtuar Presidentit amerikan Barack Obama ka kërkuar lirim të parakohshëm nga burgu, dhe gjithashtu njoftoi se ka bërë publike informacionet sekrete nga dashuria për atdheun e tij.

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Sot gjykata ushtarake amerikane në Fort Meade do t’i shpallë aktgjykimin ushtarit amerikan Bradley Manning. Ish ushtari i thjeshtë Manning ishte informanti kryesor i website “WikiLeaks”. Prokurori ushtarak kërkon dënimin e të pandehurit në bazë të 20 aktakuzave me 60 vjet heqje lirie. Dënimi maksimal, me të cilin mund të përballet ai, është 90 vjet burg. Avokatët tashmë kanë deklaruar se ky është një dënim jashtëzakonisht kohëgjatë dhe se ata do ta apelojnë atë.

Ditën e mërkurë gjykata ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënoi informatorin e "WikiLeaks", ushtarin 25-vjeçar të ushtrisë amerikane, Bradley Manning, me 35 vjet burg.

Themeluesi i site "WikiLeaks" Julian Assange përgënjeshtroi zërat në qarkullim se ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden është marrë në pyetje nga shërbimet ruse të sigurisë gjatë qëndrimit të tij në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës, njofton gazeta australiane "Age".

Tribunali ushtarak dha verdiktin në lidhje me çështjen e ushtarit amerikan Bradley Edward Manning. Siç dhe pritej, informatori i website “WikiLeaks” është gjetur fajtor për spiunazh, vjedhje të pasurisë shtetërore, mashtrim dhe moszbatim të urdhërit. Por ka dhe një sensacion: Tribunali e shpalli të pafajshëm Manning në pikën kryesore të aktakuzës - dhënien e ndihmës armikut.

Fajësimi i ushtarit të Ushtrisë amerikane, Bradley Manning, për spiunazh do të jetë i mbarsur me pasoja të rrezikshme, paralajmëroi themeluesi i "WikiLeaks" Julian Assange.

Themeluesi i faqes së Internetit “WikiLeaks”, Julian Assange, njoftoi zyrtarisht ditën e enjte mbi krijimin e partisë “WikiLeaks” me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Australi.

Dorëzimi i ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, SHBA-së është i pamundur, deklaroi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov.

Faqja e Internetit "WikiLeaks" ka publikuar listën e 19 vendeve, në të cilat ish-agjenti amerikan i CIA-s, Edward Snowden, ka kërkuar ditën e dielë azil politik. Më parë ai kërkoi azil në Ekuador dhe Islandë.

Zëdhënësit e site “WikiLeaks” njoftuan se do të bëjnë sot një sërë deklaratash të rëndësishme.
Themeluesi i site "WikiLeaks" Julian Assange deklaroi se ai ka ndërmend të qëndrojë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, edhe në qoftë se atij do t’i hiqen aktakuzat për krimet e karakterit seksual.
Sot ministrat e jashtëm të Britanisë dhe Ekuadorit zhvilluan një takim në lidhje
Qeveria britanike ka marrë një propozim nga zyrtarë të lartë të Ekuadorit për të diskutuar fatin e themeluesit të "WikiLeaks" Julian Assange nëpërmjet negociatave.
Website-i “WikiLeaks” ka botuar më shumë se 1.7 milion dokumente të shërbimit sekret dhe atij diplomatik amerikan që u përkasin viteve nga 1973-1976.
Siç deklaroi gjatë procesit gjyqësor ndaj Bradley Manning prokurori amerikan, Kreu i "Al-Qaeda" ka përdorur të dhënat e faqes së Internetit “WikiLeaks” për aktivitetet e veta terroriste.
Themeluesi i faqes zhurmëmadhe të Internetit "WikiLeaks", australiani Julian Assange, kritikoi skenarin e filmit "Pushteti i pestë" (ang. “Fifth Estate”) dedikuar këtij resursi.
Sipas vendimit të gjykatës ushtarake procesi gjyqësor ndaj ushtarit amerikan Bradley Manning, i cili akuzohet për dorëzimin e dokumenteve sekrete faqes së Internetit "WikiLeaks", do të shtyhet nga data 6 mars në 3 qershor të vitit 2013, njoftoi Agjencia Associated Press.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31