×
të drejtat e njeriut, Gusht 2013

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Presioni i autoriteteve të Britanisë së Madhe mbi gazetën "The Guardian" për shkak të materialeve të dhëna asaj nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, është një manifestim i "standardeve të dyfishta" në fushën e të drejtave të njeriut, deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Në City e Londrës shpërtheu edhe një tjetër skandal i lidhur me mbledhjen e të dhënave anonime. "Koshat e zgjuar të plehrave" (smart boxes), të vendosura gjatë zhvillimit të Olimpiadës në qytet, siç doli, mund të survejonin e spiunonin kalimtarët dhe të ndiqnin gjurmët e lëvizjeve të tyre.

Presidenti i Bolivisë Evo Morales deklaroi mbi synimin e tij për të ngritur padi në gjykatat ndërkombëtare ndaj autoriteteve të SHBA-së për shkelje të të drejtave të njeriut.

Autoritetet vjetnameze miratuan një ligj, i cili ndalon diskutimin e çështjeve të politikës së brendshme në Internet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
22
24
25
26
27
28
29
30
31