×
të drejtat e njeriut

Moska do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për lirimin e të burgosurit rus nga burgu special amerikan në Guantanamo, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, Konstantin Dollgov, pas takimit me të ngujuarin rus të këtij burgu Ravil Mingazov.

Delegacioni rus, i kryesuar nga i Autorizuari për të drejtat e njeriut i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Konstantin Dollgov (Konstantin Dolgov), sot do të vizitojë burgun special amerikan në Gjirin e Guantanamos.

Kryetarja e Grupit të Helsinkit të Moskës Ljudmilla Aleksejeva (Lyudmila Aleksejeva) ka përgënjeshtruar njoftimet e mediave se ajo i ka propozuar ish-Kreut të kompanisë së naftës "Jukos", Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky), punësimin në organizatën e të drejtave të njeriut pas lirimit të tij nga burgu.

Moska do të përgatisë një përgjigje adekuate në rast të zgjerimit nga autoritetet amerikane të "Listës së Magnickit", - kështu e komentoi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Konstantin Dollgov, deklaratën e Ambasadorit të SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, se përpara fundit të vitit 2013 Uashingtoni mund të marrë vendimin për zgjerimin e "Listës së Magnickit".

Banorët e qendrave të banuara të ndodhura në afërsi të vullkanit italian me famë botërore "Vezuv" iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International deklaroi se situata me të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite është përkeqësuar.

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar faktin e përdorimit të torturës në burgjet e Libisë dhe kanë regjistruar 27 raste vdekje të shkaktuar nga tortura, që nga fundi i vitit 2011, njoftuan ditën e martë në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Misionit të Mbështetjes së OKB-së në Libi.

Dhënia fund gjakderdhjes në Siri, heqja e monitorimit diskriminues të Rusisë nga Këshilli i Evropës dhe shkelja e të drejtave të njeriut të lidhura me aksesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj të dhënave personale të qytetarëve të disa vendeve evropiane - këto janë çështjet kryesore, të cilat ka ndërmend të ngrejë Rusia në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) të mbajtur në Pallatin e Strasburgut të Evropës. Për herë të parë në 17 vjet që nga momenti i hyrjes së Rusisë në këtë organizatë në Asamble do të flasë Kryetari i Dhomës së Ulët të parlamentit rus. Fjalimi i Sergei Narishkin - një ngjarje kyçe në historinë e PACE.

Publikimi i gazetës britanike "The Guardian" në lidhje me mbajtjen në kushte çnjerëzore të punëtorëve të huaj të përfshirë në aktivitetet e ndërtimit të qytetit të ri të Katarit për zhvillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2022, shkaktoi një tronditje të madhe në komunitetin ndërkombëtar. Specialisti për vendet e Gjirit Persik në organizatën "Human Rights Watch", Nicholas McGeehan, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" mbi faktin se sa serioze janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të normave të standardeve të punës në Katar:

Në Rusi mund të shfaqet çmimi shtetëror në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe aktivitetit bamirës.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me bazë në SHBA, Human Rights Watch, fajësoi qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike në periferi të Damaskut më 21 gusht, thuhet në njoftimin e postuar në faqen e Internetit të organizatës.

Mbi çështjet, që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, të drejtat e minoriteteve seksuale dhe njerëzve me aftësi të kufizuara, diskutoi ditën e enjte në Shën Petersburg Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, me Ombudsmenin e Rusisë për të drejtat e njeriut, Vladimir Llukin, njoftoi një përfaqësues zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Presioni i autoriteteve të Britanisë së Madhe mbi gazetën "The Guardian" për shkak të materialeve të dhëna asaj nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, është një manifestim i "standardeve të dyfishta" në fushën e të drejtave të njeriut, deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Në City e Londrës shpërtheu edhe një tjetër skandal i lidhur me mbledhjen e të dhënave anonime. "Koshat e zgjuar të plehrave" (smart boxes), të vendosura gjatë zhvillimit të Olimpiadës në qytet, siç doli, mund të survejonin e spiunonin kalimtarët dhe të ndiqnin gjurmët e lëvizjeve të tyre.

Presidenti i Bolivisë Evo Morales deklaroi mbi synimin e tij për të ngritur padi në gjykatat ndërkombëtare ndaj autoriteteve të SHBA-së për shkelje të të drejtave të njeriut.

Autoritetet vjetnameze miratuan një ligj, i cili ndalon diskutimin e çështjeve të politikës së brendshme në Internet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, do të aplikojnë standardet e dyfishta në çështjen e informatorit të "WikiLeaks" - ushtarakut Bradley Manning, deklaroi ditën e mërkurë Ombudsmeni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, Konstantin Dollgov.

Aktivistët e të drejtave të njeriut deklarojnë se në tre uzina të njërit prej partnerëve të Apple në Kinë shkelen të drejtat e punëtorëve.

Moska u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos luajnë rolin e arbitrit në fushën e të drejtave të njeriut, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Rusisë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31